Fundamenti

Trupit tuaj i nevojitet magnez? Ja çfarë duhet të hani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Magnezi forcon zemrën, muskujt dhe sistemin imunitar. Shenjat që tregojnë mungesë të magnezit në trup janë: të vjella, lodhje, humbje e oreksit. Njerëzit me diabet tip2 vuajnë nga presioni i lartë i gjakut ose nga probleme me tretjen e ushqimit nëse kanë mungesa magnezi.

Personat që marrin ilaçe për urthin ose osteoporozën janë më tepër të rrezikuar të kenë mangësi magnezi në trup.

Sa magnez i nevojitet trupit?

Rreth 60% e magnezit ndodhet në kocka, pjesa tjetër në indet dhe vetëm 1% ndodhet në gjak. Burrat duhet të marrin 400 mg magnez, ndërsa gratë 310 mg. Çdo njeri duhet të marrë sasinë e nevojshme të magnezit. Doktorët ju rekomandojnë disa ushqime që ju vijnë në ndihmë:

Bajame: ¼ filxhan përmban 105 mg magnez. Bajamet janë gjithashtu të pasura me vitaminë E, antioksidues që mbron sytë dhe e mban sistemin imunitar të fortë. Mund t’i konsumoni duke i shtuar në sallatë ose tek perimet e preferuara.

Uji Dea

Fara luledielli: ¼ filxhan përmban 128 mg. Farat e lulediellit zvogëlojnë nivelet e kolesterolit në gjak, sigurisht nëse hahen në masën e duhur. Përzgjidhni fara luledielli të papërpunuara.

Banane: në një banane të mesme gjendet 33 mg magnez. Banania gjithashtu ofron një dozë kaliumi i cili ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut. Përziejini me kos ose hidhini pak mjaltë për një shije ndryshe.

fara luledielli 8Kikirikë: ¼ filxhan përmban 89 mg magnez. Kikirikët janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës K. Mund t’i hidhni në sallatë.

Fara kungulli: 1 filxhan përmban 74 mg magnez. Farat e kungullit janë gjithashtu burim i mirë i fibrave. Mund t’i piqni dhe t’i hidhni në sallatë.

Qumësht: 1 filxhan qumësht përmban 28.8 mg magnez. Qumështi është gjithashtu burim i mirë i kaliumit, vitaminës D, proteinave dhe vitaminës B12./Përgatiti për Shëndet+: Elena Beta/gazeta shendeti/