Fundamenti

Trupi koordinues ka siguruar çanta dhe artikuj shkollor për nxënësit nga Medvegja

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues ka vizituar Shkollën Fillore “Jabllanica e Epërme” dhe për nxënësit e klasave të para ka ndarë çantat dhe artikujt shkollor të cilat i ka siguruar Trupi Koordinues. Në përputhje me aktivitetet e rregullta, Trupi Koordinues për fatosat nga territori i komunës së Medvegjës ka siguruar gjithsej 86 komplete të artikujve dhe çantave shkollore.

Në shenjë faleminderimi, nxënësit e Shkollës Fillore “Jabllanica e Epërme” kanë përgaditur program kulturor dhe artistik, ku në këtë ngjarje morri pjesë edhe Nebojsha Arsqi, kryetari i komunës së Medvegjës.

Zoran Stankoviq ka uruar nxënësit dhe profesorët vit të suksesshëm shkollor dhe ka thënë se vitin e ardhshëm do të kishte dëshiruar që Trupi Koordinues t`i pres fatosat si mysafir në Beograd dhe do të përpiqet që për këtë aktivitet Shërbimi i Trupit Koordinues do të siguroj mjete. Stankoviq ka biseduar me të vegjëlit dhe ka porositur që të mësojnë, të mundohen që të arrijnë rezultate të mira dhe sukses të shkëlqyeshëm, sepse në të ardhëmen ata do të kenë mundësi që të krijojnë kushte të mira për jetë për të gjithë qytetarët e komunës së Medvegjë.

Uji Dea

Nebojsha Arsiq, njeriu i parë i kësaj komune, ka faleminderuar Zoran Stankoviqin dhe Trupin Koordinues në realizimin e aktiviteteve duke theksuar se me këtë organ shtetëror, vetqeverisja lokale ka bashkëpunim të shkëlqyer. Ai ka thënë se sigurimi i artikujve shkollor është njëri ndër aktivitetet më të rëndësishme të Trupit Koordinues, sepse direkt ndihmon familjet që më lehtë të ballafaqohen me harxhimet gjatë shkollimit të fëmijëve.

Stankoviq dhe Arsiq kanë biseduar edhe me problemet aktuale me të cilat ballafaqohet komuna e Medvegjës dhe janë dakorduar për disa aktivitetet të parapara për periudhën e ardhëshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.