UBT

Trupi juaj lëngon për këto ushqime që luftojnë inflamacionet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Inflamacionet kronike në trup shtojnë rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjes së Alzheimer-it. Për fat të mirë, ekzistojnë ushqime që mund ta zbutin inflamacionin kronik.

KURKUMA

Studime të shumta kanë vërtetuar se kurkuma ka efekt të fortë kundër inflamacioneve dhe ndikimit të tyre. Përbërësi kryesor i kurkumës dhe aktiv është kurkumina, që mundet ta ulë rrezikun për paraqitjen e shumë sëmundjeve, përfshirë disa lloje të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, tipi

QEPA

Qepa është e gjitha-nshme dhe e gjithëpranishme, e në mënyrë të shkëlqyeshme ndikon në organizmin dhe shëndetin në përgjithësi. Ekspertët sugjerojnë që sa më pak ta ngrohni, sepse me përpunim termik humbet vlerat e saj ushqyese. Përbërësi kryesor i qepës, kurcetina, ka efekte të forta kundër inflamacioneve dhe kancerit.

RRUSHI I KUQ

Rrushi i kuq është burim i fortë dhe i shkëlqyeshëm për substancën resveratrol. Kjo është një substancë e fuqishme antioksidues, që e zvogëlon sasinë e radikalëve të lirë në trup. Rrushi është burim i mirë për flavonoideve që zbutin inflamacionet dhe pakë- sojnë rrezikun nga shfaqja e shumë sëmundjeve.

BORONICAT

RCCOLA

Të gjitha llojet e frutave të malit, sidomos boronicat, janë të pasura me sasi të madhe me antioksidues. Boronicat janë burim i mirë për antocianinë, të cilët zbutin inflamacionet dhe pakësojnë gjasat për shfaqjen e shumë sëmundjeve, ndërsa që është shumë e lehtë t’i përfshini në menynë dhe ushqimin e përditshëm.

ÇAJI I GJELBËR

Ky lëng ka efekt dhe ndikim të fortë kundër inflamacioneve, është shumë i pranishëm dhe është shumë e lehtë të përfshihet në ushqimin e përditshëm. Mund ta pini të ftohtë apo të ngrohtë, efekti do të jetë i ngjashëm. Është burim për antioksidues dhe studimet kanë treguar se pakëson rrezikun për diabet, tipin 2, sëmundjen e Alzheimer-it dhe sëmundjet e sistemit kardiovaskular

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Perimet me gjethe të gjelbër, siç janë spinaqi, lakra jeshile, lakërishta, janë burim shumë i fortë për vitamina E, të cilat zbutin inflamacionet. Perimet me gjethe të gjelbër po ashtu janë burim i shkëlqyeshëm për mineralet si, hekur, kalcium, por edhe për vitamina K.

Image

(Kosova Sot)