ARKATANA

Trupi gjykues thotë se nëse Mustafa shpallet fajtor viktimat nuk do të referohen për zhdëmtim në gjykatat e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Trupi gjykues në rastin ndaj Salih Mustafës në Hagë ka marrë një vendim me të cilin theksohet se nëse Mustafa shpallet fajtor viktimat nuk do të referohen për zhdëmtim në gjykatat e Kosovës.

Trupi gjykues në krye me Mappie Veldt-Foglia ka vlerësuar se gjykatat vendore në Kosovë nuk japin një qasje realiste lidhur me viktimat e krimeve për të cilat ngrihen akuzat në këtë çështje gjyqësore, sa i takon pretendimeve për zhdëmtim.

Në njoftimin e publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndër të tjera thuhet se trupi gjykues i ka drejtuar pyetje Ministrisë së Drejtësisë lidhur me këtë çështje gjyqësore.

United Hospital

“Në Vendimin e lëshuar më datën 4 shkurt 2022, Trupi Gjykues në çështjen Mustafa, pasi mori tre raportet e ekspertëve, doli në përfundimin se gjykatat vendore në Kosovë nuk japin një qasje realiste lidhur me viktimat e krimeve për të cilat ngrihen akuzat në këtë çështje gjyqësore, sa i takon pretendimeve për zhdëmtim. Si rrjedhojë Trupi Gjykues vendosi se në rast se ka shpallje fajësie në çështjen Mustafa, nuk do t’i referojë viktimat për kontestim juridik në gjykatat vendore në Kosovë sipas nenit 22(9) të Ligjit dhe rregullës 167 të Rregullores, por do të lëshojë Urdhër për Zhdëmtim në bazë të neneve 22 (8) dhe 44 (6) të Ligjit. Gjithashtu, kërkohet nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës që brenda datës 16 mars 2022 t’i paraqesë Trupit Gjykues përgjigjet lidhur me disa pyetje për këtë çështje gjyqësore. Hollësi të mëtejshme në lidhje me këtë mund të gjenden në vendimin përkatës”, thuhet në vendimin e DhSK-së.

Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.