Mobi Casa

Trupi gjykues pranon negocimin e fajësisë, dënon me 12 vite burgim Flamur Shaqirin

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Trupi gjykues i kryesuar nga Ilmi Dalipi, Mirvete Ismajli dhe Naser Maliqi pasi ka dëgjuar tropizmin e prokurorit, avokatit mbrojtës dhe të vet të akuzuarit për arritjen e marrëveshjes së procesit të negocimit i ka shqiptuar dënimin prej 12 vitesh burgim Flamur Shaqirit, dënim ky që ishte kërkuar edhe nga ana e vet avokatit mbrojtës, prokurorit dhe vet të akuzuarit Flamur Shaqiri.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan të enjten është mbajtur një gjykim me procesin e negocimit të pranimit të fajësisë , ndryshe rasti i dytë në nivel Kosove raportin rajonipress.

Trupi gjykues i kryesuar nga Ilmi Dalipi ka dëgjuar propozimin e avokatit mbrojtës Shemsedin Piraj i cili propozim ishte aprovuar edhe nga Prokuroria e Gjilanit dhe vet i akuzuari Flamur Shaqiri.

Trupi gjykues pasi ka dëgjuar të gjitha palët dhe pasi ka shqyrtuar kushtet e pranimit të fajësisë ka vendosur që të dënojë me 12 vite burgim Flamur Shaqirin.

Avokati mbrojtës Shemsedin Piraj ka arsyetuar të gjitha pikat e marrëveshjes së negocimit dhe tha se kjo është arritur falë punës angazhuese në mes të akuzuarit, prokurorisë dhe vet palës së dëmtuar.

Ndryshe rasti i Flamur Shaqirit ishte kthyer nga pika zero me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Familja e të akuzuarit Shaqiri me vullnetin e mirë të njerëzve ishte pajtuar me familjen e të ndjerit Remzi Buzuku dhe tani në pyetje vinte vetëm negocimi për pranimin e fajësisë. Flamur Shaqiri ishte gjykuar për vrasjen e Remzi Buzukut dhe plagosjen e 11 personave tjerë në kafiterinë “Cabana” në vitin 1999 në Gjilan.

Mobi Casa

Ndryshe Flamur Shaqiri kishte ikur nga burgu dhe ishte strehuar në Amerikë ku rastësisht ishte vërejtur nga ish polici i UNMIK-ut, dëshmitarë në këtë rast. Gjykata e Qarkut në Gjilan e kishte dënuar me 19 vite burgim derisa Gjykata Supreme e Kosovës e kishte ngritur këtë dënim në 20 vite. Së fundit Gjykata Supreme e kishte anuluar edhe vendimin e Gjilanit edhe të vet Supremes duke e kthyer rastin në rigjykim.

Ndryshe Gjykata e Qarkut në Gjilan e kishte dënuar Flamur Shaqirin më 25 nëntor 2011 , me 19 vite burgim për veprën penale “vrasje e rëndë”. Pas ankesave të palëve Gjykata Supreme e Kosovës e kishte ngritur dënimin për një vit më shumë duke shkuar në 20 vite burgim.

Sipas aktakuzës ai dyshohej se më 28 nëntor 1999 në kafiterinë “Cabana” pas një mosmarrëveshjeje me Bajram dhe Kemajl Bunjakun, i revoltuar në sjelljet e tyre së pari ka thyer xhaminë e kafiterisë, pastaj është larguar nga aty dhe pas 10 minutave është kthyer sërish dhe pa paralajmërim dhe me dashje direkte me pushkën automatike AK-47, ka shtënë në mënyrë rafalë në kafiteri, ku e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Remzi Buzukun, ndërsa ka tentuar t`i privojë nga jeta Mohamet Moharrem-polic i UNMIK-ut nga Kajro, Ali Mustafa polic i UNMIK-ut, Jeton Mahmutin, Bajram Bunjakun, Burim Sylën, Selami Dubovën, Hysen Shkodrën, Halit Jakupin, Refik Hasanin, Fadil Hotin dhe Driton Shabanin.

Të gjithë këta persona sipas aktakuzës ishin duke festuar për ditën e 28 Nëntorit dhe që të gjithë kanë kërkuar ndihmën e spitalit të Gjilanit dhe disa edhe janë udhëzuar në Qendrën klinike kirurgjike në Prishtinë si dhe në spitalin ushtarak të Bondstillit.

Shaqiri akuzohej për vrasje të rëndë dhe ndaj tij kanë dëshmuar 14 dëshmitarë. Gjatë hetuesisë, Flamur Shaqiri nuk e ka pranuar veprën.”Në ditën kritike më 28 nëntor 1999 kam kremtuar për festën e Flamurit dhe kam ndërruar kafiteritë duke qenë nën ndikimin e alkoolit, mirëpo momenti kritik nuk më kujtohet, se me automatik kam privuar nga jeta Remzi Buzukun dhe kam lënduar 11 persona të tjerë”është shprehur ai.

Shaqiri për 12 vite ishte fshehur jashtë Kosovës. Ai kishte ikur nga burgu dhe ishte arratisur në Amerikë. Atje rastësisht ishte vërejtur nga polici i UNMIK-ut nga Kajro i cili edhe ishte i plagosur në ditën kritike. Pasi ka lajmëruar policinë amerikane Shaqiri është arrestuar dhe është dorëzuar tek autoritetet kosovare.

Shaqiri në Amerikë kishte ndryshuar edhe identitetin dhe kishte bërë jetë komode në SHBA. Ka pasur mjaft mospajtime nga palët e dëmtuara edhe gjatë shqiptimit të dënimit po edhe për tërë rrjedhën e procesit ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.