United Hospital

Trupi gjykues: Atdhe Arifi e pranoi ‘aksidentalisht’ blerjen e motorit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Më shumë se një muaj qëkur katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje u dënuan me 21 vjet burg për sulmin në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Themelore e Prishtinës ka përpiluar aktgjykimin me shkrim lidhur me këtë çështje.

KALLXO.com sjell ekskluzivisht përshkrimin e bërë në aktgjykim të qëndrimit të akuzuarve në raport me veprën penale.

Gjykata e vlerëson se qëndrimi i të akuzuarve për sulmin në Kuvendin e Kosovës ka qenë diçka që nuk ka ndodhur në praktikën gjyqësore të Kosovës.

“Të akuzuarit që nga momenti i parë i marrjes në pyetje u mbrojtën në heshtje, e drejtë ligjore e të akuzuarve por të njëjtit nuk i qëndruan besnikë këtij parimi. Të njëjtit kundërshtuan provat dhe paraqitën kërkesë për hedhje të aktakuzës dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor parashtruan pyetje, bile edhe pyetje me karakter kërcënues”, thuhet në aktgjykim.

KALLXO.com shkroi gjatë ditës për provat materiale mbi të cilat gjykata mbështeti shqiptimin e dënimit prej 21 vjet e gjysmë për katër të akuzuarit. Frashër Krasniqi, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, u dënua me 8 vjet burg; Atdhe Arifi me 6 vjet burg; Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

Gjyqtari Kalludra më tej në aktgjykim ka përmendur faktin se si dëshmitari Heset Ramadani përkundër që kishte një arsimim më të ulët se të akuzuarit, kishte qenë në gjendje të shpjegonte të dhënat lidhur me rastin.

“Heset Ramadani me një arsimim të ulët ka qenë në gjendje të tregojë edhe nga kush ai vetë e ka blerë motorin, bile edhe me emër e tregon, dhe cilëve persona u ka shitur motorin, ndërkohë që të akuzuarit janë munduar që ta vënë në dyshim besueshmërinë e dëshmitarit, duke i bërë pyetje të natyrës se a e ka pasur biznesin e regjistruar, a ka paguar taksa për veprimtarinë por pa arritur të vënë në pikëpyetje deklarimet e tij”, përshkruhet në aktgjykim.

ARKATANA

Për më tepër, në aktgjykimin e përpiluar nga gjyqtari Kalludra përshkruhet se si, në anën tjetër, edhe të akuzuarit e kishin blerë motorin pa kontratë.

“Të akuzuarit edhe vetë blerjen e motorit e kanë bërë në mënyrë klandestine, ani pse si qytetarë të Republikës së Kosovës e që pretendojnë se me zell mbrojnë interesat e saj, duke mos lidhur një akt shitblerje të vërtetuar te noteri, veprim i nevojshëm sipas legjislacionit në fuqi”, përshkruhet në aktgjykim.

Vëmendje e posaçme në aktgjykim i kushtohet edhe deklarimit të Atdhe Arifit në seancën e procedurës paraprake se e kishte blerë motorin.

“I akuzuari Atdhe Arifi “aksidentalisht”, pohoi njëherë faktin e blerjes dhe këtu domosdoshmërisht parashtrohet pyetja se pse vetëm i akuzuari Atdhe e pohoi faktin se ka blerë një motor me ngjyrë të kuqe, asgjë të keqe nuk ka këtu, mirëpo shtrohet pyetja se pse asnjëherë nuk e përsëriti më pastaj faktin se e ka blerë një motor, a mos e tha këtë fjali gabim, aksidentalisht i rrodhi nga goja një djali të shkolluar me alamet diploma”, përshkruhet në aktgjykimin e gjyqtarit Kalludra.

Më tej, në aktgjykim gjyqtari Kalludra i jep përgjigje pyetjes që parashtroi me lartë.

“Ekzistimi i një fakti real instinktivisht u pranua, pra me këtë fitoi instinkti natyror i së vërtetës në raport me vetëdijen dhe se vetëdija kriminale – djallëzore për një moment nuk ishte e kujdesshme”, përshkruan Kalludra.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.