Fundamenti

Trupat serbe afër kufirit, Rama: I bashkohem thirrjes së SHBA-së, Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se i bashkohet thirrjes së Qeverisë amerikane për de-eskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Express.

Rama ka thënë se iu bën thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me maturi.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

UBT

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka shkruar Rama.

Ky reagim i kreut të Qeverisë shqiptare vjen pas deklaratë së SHBA-së për rritjen e numrit të ushtarëve serbë në kufi me Kosovën dhe kërkesës së Washingtonit për tërheqje të tyre. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.