Trupa artistike e teatrit të qytetit sërish para dyerve të Lutfi Hazirit
Gjilan – Trupa artistike e teatrit të qytetit në Gjilan të mërkurën sërish kanë protestuar para zyrave të Lutfi Hazirit duke kërkuar prej tij nënshkrimin e kontratave për periudhën janar dhjetor 2016.
Punëtorët e trupës artistike të qytetit në Gjilan të mërkurën sërish janë drejtuar dyerve të Lutfi Hazirit duke kërkuar prej tij zbatimin e kontratave dhe definimin e problemit të çështjes së tyre.
Avni Shkodra aktor tha se kërkesat e tyre janë të drejta dhe plotësisht të arsyeshme dhe ato janë përpiluar në mbledhjen e datës 10.03.2016 ku thuhet: “Duke u bazuar në sukseset kulmore dhe arritjet artistike mbarëkombëtare të teatrit tonë, duke u bazuar në gjendjen në të cilën ndodhet tetarit i qytetit, sidomos muajve te fundit, duke u bazuar në takimet e sindikatës me zyrtarët e kulturës, duke u bazuar në takimin që kemi pasur me Arbër Ismajlin dhe pas shumë përpjekjeve që të jemi në takim me ju, trupa artistike që përbëhet nga Muharrem Sylejmani, Mejreme Berisha, Naser Zymberi, Ramadan Kurti, Rexhep Maloki, Alban Shahiqi, Artan Selimi, Gyner Halili, Gëzim Bucolli, Kenan Gurgurovci, Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Safet Mustafa, Njomza Kalaveshi e Avni Shkodra, kanë marrë vendim në mbledhjen e mbajtur më 10.03.2016 për kërkesën për kontratat për periudhën janar – dhjetor 2016.
Ofrimin dhe realizimin e tyre e presim deri me datën 15.03.2016, në të kundërtën do të protestojmë deri në realizimin e tyre thuhet në vendimin e trupës artistike./rajonipress/


