Trungje të prera (29 korrik 1913)
Trungje të prera,
hije brenda kullave,
mure të shkruera
në sy të heshtur,
trungje mbi kocka e fytyra.
Anatomia e atdheut tim
në tavolinat e Europës
harta me sy të verbër.
Le të digjen yjet
deri sa në trungje
të mbin fidane të reja,
Aty ku flitet shqipja
aty është atdheu im.
Mbetem gjithmonë
duke grumbulluar
kockat tona…
Ky do jete i joni integrim!
Zef Mulaj