Fundamenti

Trump konfirmon se rreth 640 ushtarë amerikanë mbesin në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Rreth 640 ushtarë amerikanë do të mbesin në kuadër të KFOR-it në Kosovë, ka bërë të ditur presidenti amerikan Donald Trump.

Në një letër drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve, Trumpi ka dorëzuar një raport nga administrata e tij për Rezolutën për Forcat Ushtarake për vendosjen e forcave të SHBA-së në vendet tjera.

Teksa ka folur për praninë në Afganistan, Irak, Siri, Arabinë, Jordaninë, Turqinë e vende të tjera ku SHBA-ja ka forcat e veta të armatosura, Trumpi ka përmendur edhe praninë në kuadër të KFOR-it.

Uji Dea

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga NATO-ja, në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 400 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet ndër tjera në letrën e Trumpit.

Ai në fund ka theksuar se ka autorizuar qëndrimin e këtyre forcave në këto vende, bazuar në autoritetin e tij si Komandant i Përgjithshëm./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.