FITORJA

Trump: E shohim Kosovën si partner të rëndësishëm të SHBA-ve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar urimin që ka marrë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në këtë urim, Trump ka thënë se, Kosova ka punë për të bërë mirëpo, Trump në letrën e tij thotë se, SHBA-të duartrokasin zhvillimin e deritashëm të Kosovës.

“Teksa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Me këtë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë për hyrjen në Komunitetin Perëndimor të Kombeve”, thuhet ndër të tjera në letrën e presidentit Trump, transmeton “Zeri.info”.

Urimi i presidentit Trump:

I nderuar President:

Në emër të popullit amerikan, uroj Kosovën në dhjetëvjetorin e pavarësisë së saj.

GRANDEMALL

Për gjatë dhjetë viteve, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të vet dhe demokracisë multietnike. Teksa ka punë për t’u bërë, ne duartrokasim progresin tuaj.

Teksa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Me këtë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë për hyrjen në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

E shohim Kosovën si partner të rëndësishëm të SHBA-së. Në këtë rast historik, i uroj më të mirën popullit të Kosovës.

Sinqerisht,

Donald J. Trump

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.