RCCOLA

Trump dëshiron arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi para zgjedhjeve presidenciale amerikane

/ 3 minuta lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, dëshiron që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen përfundimtare ligjërisht që obligueshme sa më parë që është e mundur.

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se presidenti Trump dëshiron që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme brenda mandatit të tij.

Siç shkruan “Danas.rs”, këtë Trump po e kërkon pasi që në nëntor të vitit të ardhshëm në Amerikë janë zgjedhjet presidenciale dhe Trump arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi do ta përdorte për fushatë dhe kjo konsiderohet si një plus i madh.

“Por për pozicionin e tij do të ishte edhe më mirë ta bënte këtë para zgjedhjeve , dhe jo në qershor, kur do të harrohet”, shkruan kjo e përditshme serbe, transmeton lajmi.net.

Sipas këtij mediumi edhe në Serbi do të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm dhe se arritja e marrëveshjes me Kosovën do të ishte më e vështirë e madje ndoshta Beogradi zyrtar as nuk do të pranonte që të nënshkruante një marrëveshje me Kosovën gjatë periudhës paszgjedhore.

Fidanishtja

Burime të “Danas.rs”, kanë vlerësuar gjithashtu se pretendimet e medieve nuk tingëllojnë realiste që të dy palët mund të ulen në tryezën e bisedimeve përsëri në mesin e shtatorit, duke përmendur se ka më shumë të ngjarë të bëhen në fund të vjeshtës ose fillim të dimrit.

“Është paksa jo e besueshme dhe joreale që bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës të rinisin në mes të shtatorit, pasi zgjedhjet parlamentare të Kosovës do të mbahen në fund të shtatorit ose fillim të tetorit. Zgjedhja e një qeverie të re të Kosovës do të duhet të presë që Prishtina të formojë një ekip negociues, gjë që nuk mund të ndodhë para nëntorit ose dhjetorit”, kanë shpjeguar diplomatët për këtë të përditshme.

I gjithë ky përfundim i diplomatëve ka ardhur pas takimit të presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pati me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku presidenti serb pas këtij takimi theksoi se, në rastin më të mirë dialogu Kosovë-Serbi do të mund të rifillonte në dhjetor.

Theksojmë se edhe gjatë ditës së djeshme, zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, ka kërkuar që sa më parë të fillojë dialogu me Kosovën dhe të arrihet një kompromis në të mirën e qytetarëve të të dyja shteteve. /Lajmi.net/