Fundamenti

Trotuar pa mirëmbajte në qendër të qytetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përkundër frekuentimit të lartë, njëra anë e trotuarit në rrugën “Dëshmorët e Kombit” (te semaforët) mbetet pa përkujdesjen e komunës. Përgjatë këtij trotuari, janë dëmtuar panelet (pllakat) e dyshemesë.

Dëmet janë aktuale tash e një kohë. Derisa, autoritetet e Komunës se Gjilanit ende nuk kanë ndërmarr ndonjë veprim për të i sanuar ato. Neglizhenca e autoriteteve, vazhdon të mbetet mospërfillje ndaj përdoruesve dhe sigurisë së tyre.

Duke qenë se kjo rrugë është vitale për qytetin, për qytetarët, përdorimi i këtij trotuari është aspak i lehtë. Ata duhet të jenë të vëmendshëm për të mos u lënduar, pasi janë formuar gropa.

Uji Dea

Rikujtojmë se, ne theks gjatë këtij viti, qytetarët përmes medieve si dhe rrjeteve sociale kanë sjell vështrime të pakënaqësive tyre që kanë ndaj qeverisjes lokale mbi dinamikën e punës, rreth investimeve si dhe shërbimeve publike, në veçanti atyre në infrastrukturë.

Midis tjerash, reagimet e qytetarëve kanë sjell në pah edhe se përpjekjet e komunës për mirëmbajtjen e investimeve publike janë të pa mjaftueshme për të adresuar kërkesat urbanistike./rajonipress/