Tropojë: Vret bashkëshortin dhe të dashurin

/ 1 minutë lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Tropojës. Një grua 31-vjeçare është autore e dy vrasjeve.

Manjola Dollapaj ka pranuar në polici se ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshortin e saj Eduart Dollapaj 34-vjeç dhe një burrë tjetër të quajtur Kaçanik Gjurici 27 vjeç, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore, siç raportojnë burime të policisë lokale.

Hidromorava

Krimi ka ndodhur në lagjen “Partizani” të qytetit të Tropojës, brenda banesës së çiftit Dollapaj rreth orës 03:00, pas një konflikti mes të treve, por ende nuk dihen shkaqet që detyruan 31-vjeçaren të kryente vrasjet.

Policia ka arrestuar gruan, e cila ka pranuar krimin dhe po heton shkaqet e ngjarjes./Balkanweb/