FIDANISHTJA

Tropojani që deshi ta “vrasë” Mimozën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ishte paraqitur në gusht të këtij viti për herë të parë me mbrojtje të afërt të Policisë së Kosovës. E, deri tek kjo kishte çuar rrëfimi që një shtetas i Shqipërisë kishte bërë para Policisë, pak ditë para këtij evenimenti.Dëshmitari ka rrëfyer se është paguar në shumën prej 60 mijë eurosh për ta ekzekutuar kryetaren e Gjakovës.

RTV Dukagjini ka parë raportin konfidencial të Policisë së Kosovës lidhur me rastin që së fundi e ka pranuar publikisht edhe vetë e para e Gjakovës.

Dëshmitari ka rrëfyer se ishte nisur për në Gjakovë që të kryejë punën për të cilën e kishin angazhuar dhe për tre ditë ka qëndruar në Gjakovë, gjegjësisht në Hotel Jakova, duke i përcjellë lëvizjet e gruas të cilën ia kishin treguar në foto.

Por, sipas rrëfimit të tij, vetëm gjatë qëndrimit në Gjakovë e kishte kuptuar se bëhet fjalë për në person që është kryetare e një qyteti dhe se po implikohej në një vrasje politike.

Fundamenti

Duke e pasur këtë frikë, ishte tërhequr dhe kishte vendosur që të rrëfehej para Policisë së Kosovës.

Ai, në dëshminë e tij ka përmendur edhe emrat e atyre që e kishin angazhuar e që kishin qenë nga veriu i Shqipërisë, por Policia e Kosovës e di edhe se kush kanë qenë qytetarët e Kosovës të interesuar për ta bërë këtë akt.

Sipas të njëjtave burime, Policia e ia dorëzuar të gjitha dëshmitë dhe intervistat tek prokuroria dhe pritet që tash Prokuroria të vazhdojë me procedurat. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.