Fundamenti

Tronditet Zvicra: Shqiptari nga Maqedonia e vret gruan me thikë në sy të fëmijëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, vrau gruan e tij me thikë, derisa, më pas u arratis për në Zvicrën lindore, ku u kap nga autoritetet, shkruan gazeta Blick.

Vrasja në Dietkon ndodhi të hënën pasdite, derisa personi që identifikohet me emrin Ilir B nga Maqedonia kishte marrë një thikë me të cilën e kishte vrarë gruan e tij.

Pak aktit, burri u arrtis për në Zvicrën lindore, derisa, ai me vete e mori djalin e tij të vogël – për të cilin thuhet se ka qenë në banesë gjatë krimit.

Vetëm pak kohë më vonë, autori i krimit kapet në Trübbach SG.

Një anëtar i familjes i vrasësit thotë se çifti jetonte veçmas.

“Ajo i kishte thënë atij se nuk lejohej të shihte katër fëmijët për ca kohë”. Ai së fundmi u lejua t’i vizitojë ata përsëri, kështu që ai mori me qira një dhomë afër shtëpisë së tyre.

Eco Higjiena

Gruaja donte të ndahej nga burri i dhunshëm.

37-vjeçari me fëmijët
Një mik i viktimës është tronditur: “gjithçka është shumë e pabesueshme dhe tragjike”. Luiza është përpjekur që sa kohë të shpëtoj nga ai, sepse ishte i dhunshëm dhe e keqtrajtoi.

Një fqinj në vendngjarje ka bërë të ditur se e kishet dëgjuar në mëngjes burrin duke bërtitur.

Policia kantonale e Cyrihut informon se Ilir B. ishte në proces gjyqësor në shkurt të vitit 2018 për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj gruas së tij.

Burri u arrestua, u dërgua në prokurori publike dhe më në fund u ndalua nga kontakti fizik.

Katër javë pas ndalimit të kontaktit – të dielën e kaluar në mëngjes – Ilir u përpoq të kontaktonte gruan e tij. Sidoqoftë, ai hasi vetëm një të afërm të saj në vend të ish-gruas./GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.