Tronditet Azemi, dënohet me burg
Sulmuesi i Kosovës, Ilir Azemi, është dënuar me tetë muaj burg me kusht.
Sulmuesi i Guerthefurthit, Ilri Azemi ka shënuar suksese në fushë të blertë pas rehabilitimit nga aksidenti i rëndë që kishte pësuar ne vitin 2014, por jashtë fushës ai ka pasur disa telashe majin e kaluar.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova ishte nxjerre nga një diskotekë në Nurnberg në natën e 2 majit 2015 pasi kishte ngacmuar femrat, shkruan Bild.de.
Ai kishte reaguar duke sulmuar njeriun e sigurimit ndërsa më pastaj ishte zënë edhe me një polic federal, deri sa të dy ishin rrëzuar për tokë.
Për të gjitha këto, Ilir Azemit i ka ardhur fatura ditëve të fundit. Ai është dënuar me tetë muaj burg me kusht për shkaktim lëndimesh trupore.
Dënimi është i plotfuqishëm dhe Azemi është dënuar me burg me kusht. /Express


