Eko Higjiena

Tromp: Ndryshimet gjeopolitike nuk janë në favor të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, refuzon ta pranoj se shtetit serb ishte në dijeni për sulmin që u krye ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

I pari i Serbisë tha se ishin serbët lokal ata që u revoltuan siç tha ai, ndaj “terrorit” të kryeministrit Albin Kurti.

Por, ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, thotë se nuk ka dyshim që shteti serb ishte i përfshirë në atë sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas saj qëllimi i Serbisë ishte destabilizimi i veriut të Kosovës.

“Ishte e qartë se më 24 shtator shteti serb synoi ta destabilizoj veriun e Kosovës. Serbia edhe njëherë e dëshmoj se sa larg mund të shkoj me këto veprime destabilizuese. Është sinjal pozitiv që shtetet perëndimore e dënuan ashpër këtë sulm të Serbisë ndaj Kosovës. Gjithashtu duhet thënë se shteti i Kosovës e menaxhoi në mënyrë profesionale situatën për të vënë nën kontroll veriun e vendit”, tha ajo

Tutje, Tromp thotë se perëndimi duhet të alarmohet nga veprimet e Vuçiqit edhe pas ngjarjes së 24 shtatorit.

Uji Dea

“Pas aksionit të dështuar në veri, Aleksandar Vuçiq e morri rrugën për në Kinë për tu takuar me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo flet shumë për rrugën të cilën e ka zgjedhur Serbia në krye me Aleksandar Vuçiqin. Nëse këto veprime të Serbisë nuk janë sinjal për perëndimin atëherë kjo është diçka shumë problematike. Në anën tjetër Kosova me të gjitha problemet më të cilat ballafaqohet është e palëkundur në orientimin e saj perëndimor dhe kjo besoj duhet të vlerësohet më shumë”, shprehet ajo.

Nevenka Tromp, vlerëson se Kosova nuk ka kohë më për të humbur, dhe duhet sa më shpejtë ta përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë.

Pasi sipas saj, ndryshimet gjeopolitike nuk po shkojnë në favor të Kosovës.

“Bota po ndryshon me shpejtësi të madhe, po shohim ndryshime serioze gjeopolitike dhe duhet ta dini se Kosova nuk do të jetë gjithmonë në fokusin e shteteve perëndimore. Prandaj është mirë që Kosova ta shfrytëzojë këtë momentum sepse koha po kalon dhe shanse të tilla mund të mos vijnë më. Në anën tjetër Serbia është duke e lexuar shumë mirë këtë situatë”, ka thënë Tromp për Tëvë 1

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhme të do të shkojë në Bruksel.

Komuniteti ndërkombëtar po insiston që të dyja palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.