RCCOLA

Troket Alternativa e bashkuar qytetare

/ 2 minuta lexim

Opozita bën gati kthesën e madhe. Regjimi i korruptuar i ka ditët e numëruara

Partitë opozitare konfirmojnë strategjinë e re, që ka për qëllim ndaljen e çdo akti të dhunës dhe përgatitjen e një oferte serioze për votuesit, për ta shkapur shtetin e sunduar nga PDK-ja dhe LDK-ja

Kërkesa e opozitës për të shkuar në zgjedhje të reja, për shkak të veprimeve të deritanishme kundërkushtetuese të koalicionit qeverisës PDK-LDK, me përgatitjen e një alternative serioze politike për qeverisjen e vendit si bllok i bashkuar politik, me figura kredibile jashtëpartiake dhe ekspertizë edhe nga shoqëria civile, që heq dorë nga dhuna, që është bindës dhe i besueshëm për kapacitete të qeverisjes së vendit me etikë dhe integritet profesional e shtetëror, është shumë e pritshme që të ketë edhe një mbështetje të fuqishme nga faktori ndërkombë- tar.

RCCOLA

Ky vlerësim del si nga përfaqësues të partive opozitare, edhe nga analistë të zhvillimeve të deritanishme politike në vend.

Adonis Tahiri, nga Lëvizja “Vetëvendosje!”, i tha gazetës se alternativa, të cilën po e përgatit opozita, do të jetë shumë serioze dhe për bazë ka kundërshtimin e dy marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit, që janë kulmi i krejt qeverisjes së dëmshme. “Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke u angazhuar për krijimin e Alternativës së Bashkuar Qytetare dhe Shoqërore, e cila, përveç subjekteve opozitare, do të përfshinte edhe pjesëtarë të shoqërisë civile, si dhe figura të tjera me ndikim që ndajnë mendimin e njëjtë me ne për sa u përket marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit, si dhe mënyrës së qeverisjes me Kosovën”, u shpreh ai./kosova sot/