RCCOLA

“Inter Plast – Trocal” kompania që po investon në të ardhmen e teknologjisë dhe prodhimit cilësor e modern

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kompania e njohur në rajon “Inter Plast – Trocal”, tashmë ka bërë investime serioze jo vetëm në digjitalizimin e teknologjisë moderne, por për të pasur klientët afër vetës ka investuar edhe në “Show Room” ose dhoma e prezantimeve të prodhimeve të saja dhe të partnerëve nga disa shtete të botës. Shaban dhe Arian Xhymshiti, babë e birë që drejtojnë këtë kompani mendojnë se ky investim tregon qartë për seriozitetin, përkushtimin dhe përgjegjësinë që kanë si kompani ndaj klientëve të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare dhe ndërkombëtare.

Cilësia, korrektësia dhe përkushtimi në punë e profesion janë elementet kryesore që kompaninë “Trocal” e bëjnë serioze dhe të famshme në tërë rajonin.

Janë babë e birë Shaban e Arian Xhymshiti që përherë kujdesen për klientët dhe kushtet ose ofertat që ata kërkojnë.

Janë pedant në punë dhe përherë në shërbim të punëtorëve dhe kushteve më të mira për punë.

Së fundmi “Inter Plast – Trocal” e ka treguar seriozitetin e vet edhe me një investim prej 500 mijë eurove në brendin “Show Romm” një investim ky që ofron më afër klientët dhe prodhimet, dhe modernizimin teknologjik e prodhues që ka “Trocal”.

Shaban Xhymshiti thotë për rajonipress se klientela e shumtë dhe korrekte ka ndikuar që të hapet ky segment i rëndësishëm për çdo kompani kredibile.

“E kemi parë të udhës që ta bëjmë këtë modernizim sepse tani e tutje gjithçka që i duhet klientit do t`i ketë në një vend dhe në një hapësirë. Kemi punuar me ndërgjegje dhe korrektësi dhe kjo ka ndikuar që puna jonë të shpërblehet dhe të kërkohet edhe nga Amerika, Gjermani, Zvicra, Sllovenia” thotë Shabani.

Mobi Casa

Arian Xhymshiti thotë se “Show Room” i ka 1200 metra katror dhe është e vetmja në Kosovë.
”Dhoma e prezantimit të dyerve dhe dritareve dhe e produkteve tona vendore e ndërkombëtare është e vetmja e këtij lloji në Kosovë. Mbi 1200 metra katror janë ofruar vetëm për reklamë të dyerve nga alumini, plastika dhe druri” shprehet Ariani.

Xhymshiti mendon se ekskluziviteti i dyerve të dhomave të shtëpive të drurit është hera e parë si kompani kosovare, që bëjmë këtë prezantim në partneritet dhe bashkëpunim me një kompani sllovene.

Arian Xhymshiti mendon se partnerët janë të shumtë duke filluar nga Amerika, Zvicra, Belgjika, Franca, Gjermani, Sllovenia, por 90 përqind e produkteve janë gjermane.

“Ne gjithashtu eksportojmë edhe në shtetet e Evropës dhe Amerikës dhe kemi shumë oferta nga shumë shtete tjera të botës sepse teknologjinë e kemi të vitit 2023/2024”.

Arian Xhymshti gjithashtu thotë se me 52 punëtor të punësuar arrijnë ta mbulojnë tërë tregun vendor dhe kërkesat që i kanë nga jashtë.
“E di që shumë kompani kanë shqetësime rreth janarit 2024, por ne nuk e kemi këtë problem sepse pagat dhe kushtet i kemi të mira. Askënd se ndalim me zor, secili i ka dyert e hapura, por kudo që të shkoni duhet të punoni” thotë Ariani.

Ariani mendon se ka blerës të shumtë nga diaspora sepse pikërisht korrektësia dhe cilësia janë dy elemente bazike në biznes që na bëjnë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për punën që e kryejmë me nder e pastërti./rajonipress/