Eko Higjiena

Triumfon Gjermania, Mustafi golashënues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka arkëtuar pikë të plota në ndeshjen e parë të fazës grupore të ‘Euro 2016’ duke e mposhtur Ukrainën me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Lille.

Ishte një gjysmë e parë mjaft interesante nga të dyja skuadrat që garojnë në Grupin C. Ukrainasit e nisën më mirë sfidën, me Neuer që intervenoi në një rast të mirë të Konopylankas.

Me kalimin e minutave, gjermanët e morën kontrollin dhe arritën te goli i epërsisë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 19-të.

Pas një harkimi të Toni Kroos nga gjuajtja e lirë, Shkodran Mustafi kërceu më së larti për të shënuar me kokë. Ky është goli i parë i mbrojtësit shqiptar me përfaqësuesen e Gjermanisë në turnetë e mëdha. Njëherësh, ai është shqiptari i parë që shënon në një Evropian.

FIDANISHTJA

Rastet vazhduan dhe ukrainasit u përpoqën të barazonin duke krijuar presion të vazhdueshëm. Nga rastet përmendim largimin e topit nga Boateng prej vijës fatale.

Në gjysmën e dytë, Die Mannschaft nuk e lejuan kundërshtarin të rrezikonte duke dominuar në posedim dhe duke krijuar raste të tjera shënimi.

Dhe pak minuta pasi hyri në lojë, Bastian Schweinsteiger u bë protagonist me një gol të bukur në minutat shtesë (90’+2).

Gjermania ngjitet në krye të Grupit C me pikë të barabarta me Poloninë që në ndeshjen e parë e mposhti Irlandën e Veriut. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.