RCCOLA

Triumfon drejtësia në rastin e Senad Ramajt

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Senad Ramaj përkundër kërcënimeve, shantazheve të ulëta kriminale dhe presioneve të grupeve të nëntokës, përkundër faktit se ishte i vetëm përballë një grupi të organizuar kriminal, doli të shpallet i pafajshëm duke u liruar nga të gjitha akuzat.

Gjykata Themelore e Gjilanit e ka liruar nga akuzat Senad Ramaj, i cili akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Aziz Shaqiri kryetar I trupit gjykues duke shpallur vendimin tha se Ramaj lirohet në mungesë të provave sepse nuk është vërtetuar askund se i njëjti ka kryer këtë vepër penale.

Mobi Casa

Ndryshe, Senad Ramaj akuzohej se me vendimin e falsifikuar ka formuar komisionin për shitjen e aseteve, pa i respektuar procedurat e shpalljes së ankandit publik, ashtu që ka shitur shtatë automjete (kamionetat) dhe kontejnerë – pronë e kompanisë “Eco-Higjiena” të cilat asete janë vlerësuar në kontabilitet në shumën prej 80 e mijë e 576 euro. Ndërsa të njëjtat automjete-asete dhe kontejner janë shitur për mbeturina hekuri në total në shumën prej 16 mijë e 249, 30 euro. Sipas Prokurorisë këto asete janë shitur edhe pa i përfillur procedurat e vlerësimit dhe konstatimit të gjendjes së tyre teknike dhe vlerës reale-ekonomike.

Vet Senad Ramaj e ka mirëpritur këtë vendim duke e quajtur triumf të drejtësisë. “Vërtet më erdhi mirë dhe ndihem i relaksuar që drejtësia triumfoj në rastin tim” tha Ramaj./rajonipress/