United Hospital

Tringë Smajli – heroina e Grudës (1880 – 02.11.1917 )

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Demir Krasniqi

Me shpirt t’ bardhë si bora e malit –
Po i këndoj një këngë Tringë Smajlit !
Tringa – heroina e Grudës ,
Mirë ia dinte rendin hutës !
Refreni:
Mori Tringë , moj flamurtare ,
Trimëreshë dhe luftëtare !
Flamurtarja e Malësisë –
Krenaria e gjithë Shqipërisë !
Le e rritë në djep të trimit –
Vajzë hasreti e Smajl Martinit !
Gruda ishte fisi i tij –
Në juglindje t’ Malit t’ Zi !
Smajl Martini , trimi i këtij venit –
Iu bashkua Lidhjes së Prizrenit !
E burgosen n’ Anadolli –
Nuk u kthye më i gjallë n’ Malësi !
Dy djemtë e Smajlit – vëllezërit e Tringës ,
Gjoni dhe Zefi – iu bashkuan Lidhjes !…
Që të dy këta vëllazëri –
E dhanë jetën për Shqipëri !
Kjo trimëreshë me zemër t’ gurit –
Mirë ia dinte vlerën Flamurit !
Kjo stërmbesë e Skënderbeut –
Mirë ia dinte vlerën Atdheut !
Tringa ishte luftëtare ,
Guerile vajzë shqiptare !
Luftoi kundër osmanlisë –
Në rajonin e Malësisë !
Edhe pas vdekjes së vëllazërive –
Tringa nuk iu nda trimërive !
Ajo u bë një virgjëreshë
E betuar – burrëreshë !…
U betua në nderë , në heshtje ,
Rroba t’ meshkujve mbante veshje ,
N’ shoqërinë shqiptare mos t’ pengojë –
Si një mashkull të jetojë !…
Tringa , luftës nuk iu frikësua –
Kryengritësve iu bashkua !
N’ Betejë t’ Deçiqit u dallua –
Për liri për të triumfua !
Tringa , s’i frikësohej vdekjes –
Mori pjesë n’ Memorandum t’ Greçës !
Kurrë s’ pushoi Tringa e Malësisë –
Deri n’ Pavarësi t’ Shqipërisë !
Tringa , herët ishte betua –
Kurrë në jetë nuk u martua !
Dhe nuk kishte as fëmijë ,
Nuk la pas trashëgimi !
Më 2 Nëntor 1917 –
Tringa e Smajlit ka ndërruar jetë !
U varros n’ tokë familjare –
Me traditat tona shqiptare !
N’ tokë t’ familjes në këtë trevë –
N’ male t’ Grudës , n’ fshatin Kshevë !
Fshati Kshevë , në këtë Malësi –
Sot ka mbet në Mal të Zi !
Dy vjet mbrapa kësaj vdekje –
Malazezët u lëshuan n’ përndjekje !
Ia shkatërruan varrin e sajë –
Hot e Grudë u mbushën vajë !
Tringë Smajli nga Ivezaj –
Do t’ kujtohet ndër shumë breza !
Bashkë me babë dhe dy vëllazëri –
U flijuan për Shqipëri !

Uji Dea

Gjilan, më 11.12.2016 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.