Tringa Rexhepi, gjilanasja që po shkëlqen në botën e muzikës, dhe po e përfaqëson në mënyrë dinjitoze Kosovën

Gjilan – Tringa Rexhepi me prejardhje nga Gjilani e cila jeton aktualisht në Kanadë, ka ardhur në Kosovë në vendlindjen e saj dhe thotë se ndihet shumë e lumtur dhe krenare që po e përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare në fushën e muzikës. Shumë shpejt do e komponojë një projekt me një këngë shqipe dedikuar adhuruesve të mi dhe familjes sime. Tringa ka shumë përparësi sepse pos si këngëtare dhe artiste e talentuar ajo është e shkolluar edhe në regji, produksion dhe është tekst shkruese. Kanada na bëri të lumtur kur shkuam nga Kosova, por edhe unë dhe familja ime e bëmë krenare Kosovën dhe shqiptarët karshi popullit dhe shtetit kanadez. Lexojeni rrëfimin e Tringa Rexhepit e cila enkas për Rajonipress flet për projektet e saja në të ardhmen dhe për të gjitha sukseset që ajo po arrin në skenën botërore në fushën e muzikës.

Tringa Rexhepi ka një talent të jashtëzakonshëm në muzikë. Pothuajse është e vetmja këngëtare shqiptare që në mënyrë perfekte e këndon Bareshën e Nexhmije Pagarushës. Është e qetë e hapur dhe jep përgjigje strikte kur është në pyetje muzika, aktrimi, regjia, vallëzimi. Edhe pse është martuar për kanadez ajo thotë se Kosovën nuk e harron për asnjë moment. “Erdha në Kosovë sepse e dua vendin tim dhe unë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën dhe shqiptarët. Mendoj që unë dhe familja ime në mënyrën më të mirë të mundshme e kemi prezantuar dhe përfaqësuar Kosovën në sytë e popullit kanadezë” shprehet Tringa, raporton rajonipress.

Tringa thotë se ndonëse ka shkuar si refugjate në Kanadë, asnjëherë nuk e ka ndier vetën si të tillë. “Shteti kanadez dhe populli kanadezë na ka përkrahur vazhdimisht dhe na ka ofruar të gjitha mundësit për tu shkolluar dhe avancuar” thotë ajo.

Tringa thotë se kohëve të fundit po punon në një projekt të ri për ta botuar një këngë në gjuhën shqipe. “Kam shumë kërkesa nga adhuruesit e mi dhe kam shumë presion dhe dëshirë nga miqtë dhe familjarët e mi që të këndojë një këngë në gjuhën shqipe. Jam kah fundi dhe shpresoj që ja kam arritur qëllimit. Edhe kanadezët e këndojnë këngën time në shqip “Pa ty”.

Tringa thotë se ky sukses i saj i dedikohet prindërve të saj Zeqirja dhe Bedrije Rexhepit të cilët janë kujdesur që unë të kem këtë famë. “Jam shkolluar në Kanada dhe aktualisht jap mësim në shkollat profesionale të aktrimit, derisa talentin e kam treguar edhe në regji. Së bashku me Scotin i cili është kompozitor po punojmë që ta bëjmë publikun më të dashur ndaj këngëve të reja që lidhen me Kosovën”.

Tringa lirisht mund të quhet si ambasadore e Kosovës në Kanada. “Unë jam marrë edhe me punë humanitare atje dhe kam krijuar një imazh pozitiv në sytë e kanadezëve. Së bashku me familjen time pothuajse tërë kohën jemi në dispozicion të Kosovës për ta promovuar në të gjitha fushat. Në saje të muzikës sime, pastaj të Dua Lipës, Rita Orës dhe këngëtareve tjera, Kosova po del në hartën e botës duke e bërë atë të famshme në këtë kategori”.

Tringa ka një porosi për krijuesit e rinj dhe për institucionet e Kosovës. “Të gjithë duhet të përkrahin artin e muzikën dhe të gjithë duhet të investojnë në talentët e rinj dhe me perspektivë. Personalisht do e përkrah çdo talent nga Kosova që synon ose din të jetë i pranueshëm në rrafshin ndërkombëtar. Edukimi i brezave të rinj është kushti kryesor që Kosova të ecë tutje, sepse vetëm të shkolluar mund të bëhemi pjesë e Evropës” shprehet Tringa Rexhepi./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).