KKGJILAN

“Trillerin” e derbit e fiton Drita

/ 3 minuta lexim

Në derbin e madh të rivalëve të vjetër të Anamoravës, në kuadër të javës së 15-të pas një ndeshje dramatike skuadra e Dritës ka arritur të shënon fitore në derbin e 34-të me rezultat 2-3.

Gjatë 90 minutave u zhvillua futboll tejet i fort me duele të forta, por në fund me 5 gola të shënuar derbi përmbyllet me fitore spektakulare të Dritës, duke mbajtur hapin me Ballkanin kreun e tabelës.

Futbollistët e Gjilanit edhe njiherë dëshpëruan me angazhimin e tyre në fushë dhe me qasjen e ndeshjes për gjatë 90 minutave.

Në minutën e 7-të, Gerhard Progni harkon nga thellësia e me kokë Darko Nikaq mposht portierin Leutrim Rexhepin e Dritës 1-0.

Në minutën e 26-të, pas pasimeve të mira mesfushori Hamdi Namani nga 14 metra gjuan furishëm duke gjetur këndin e epërm të portierit Enea Koliqit, për të barazuar rezultatin 1-1.

Futbollistët e Gjilanit arrinë edhe një herë në epërsi në minutën e 41-të, Progni edhe një herë harkon nga 40 metra në 16 e Dritës topi dëbohet gjerë të Nikaq i cili nuk e pati vështirë ta mposht Rexhepin e Dritës 2-1.

Uji Dea

Në minutën e 53-të, Darko Nikaq shërben Prognin e vetmuar i cili nga afërsia gjuan por Rexhepi shpëton gol të sigurt.

Kur të gjithë menduan se derbi do t`i takon Gjilanit kështu nuk mendon Erjon Vucaj i cili në minutën e 89 nga thellësia gjenë Rexhën i cili me kokë shërben Fazliun i cili barazon në 2-2.

Erjon Vuqaj i cili u aktivizua në pjesën e dytë një minutë më vonë nga thellësia gjenë Haxhimusën i cili nuk e pati vështir ta mposht Koliqin e Gjilanit për rezultatin përfundimtar 2-3.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i kënaqur me fitoren deklaroi.
“Kemi bërë një paraqitje tejet të mirë, futbollistët treguan karakter dhe fituam me plot meritë, ne e deshëm fitoren më shumë se kundërshtari dhe jam shumë i lumtur për këtë fitore të cilën ja u dedikoj tifozëve Intelektualëve”.

Ndërsa, trajneri i SC Gjilanit, Gentjan Mezani, nuk u deklarua për media.

Në javën e 16 Gjilani në Mitrovicë ballafaqohet me Trepçën 89, ndërsa Drita zhvillon derbin e madh në Gjilan me Ballkanin./rajonipress/