Mobi Casa

Tribunë fetare për nder të natës së madhe të Israsë dhe Miraxhit

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Në organizim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit të martën në Sallën e lutjeve në Xhaminë e madhe në Gjilan u mbajt TRIBUNË FETARE, për nder të natës së madhe të Israsë dhe Miraxhit.

Fillimi i Tribunës u përshkrua me një këndim të pjesëve nga Kur ani nga Egzon Ibrahimi student nga Ferizaj.

Pas përshëndetjes për të pranishmit dhe prezantimit të mysafirëve nga ana e Iljaz ef. Mustafës, kryeimam i KBI-së së Gjilanit,Tribunën e shpalli të hapurë Kryetari i KBI-së së Gjilanit z. Naim ef. Aliu, i cili pas fjalës përshëndetëse foli shkurtimisht për rëndësinë e kësaj nate duke përshkruar edhe historikun e saj. Naim efendiu theksoi rrolin e Israsë dhe Miraxhit si mrekullia e dytë që iu është bërë Muhamedit s.a.v.s. pas shpalljes së Kuranit, duke përshkruar rrugëtimin e tij deri në Mesxhidil Aksa dhe ngritjen e Pejgamberit Muhamedis s.a.v.s. në qiell (Sudretun Muntehan).

Uji Dea

Ligjëruesi në Tribunën e sotme ishte doktor Fidan Xhelili,i cili për Isranë dhe Miraxhin theksoi se kjo natë e madhe është një mrekulli hyjnore që Allahu ia dedikoi pejgamberit, Muhamedit s.a.v.s. Porosia e kësaj mrekullie është për besimtarët islam që të vetëdijesohemi, edukohemi ,e pasurohemi me mësimet fetare islame. Për këtë mrekulli, të dytën për Muhamedin s.a.v.s. ,dijetarët islamë kan ardhur në përfundim duke dëshmuar se robi i Allahut Muhamedi s.a.v.s. është i dashuri dhe i respektuari i Allahut të madhërishëm. Arsyeja e dytë është se me këtë ka dashur Allahu që ta ngushëllojë Muhamedin s.a.v.s për disa ndodhi e ngjarje që i ndodhën Muhamedit s.a.v.s. si dhe ngjarjen e Taifit, kur popullata e të cilit jo vetëm që e refuzuan praninë e tij por ate edhe e gjakosen.

Arsyeja e tret. E saj ishte parapërgatitja e Muhamedit s.a.v.s për Hixhret për me shkue-migrue për Medine dhe me formuar shtetin e parë islam. Edhe për isran dhe Miraxhin Allahu bënë fjalë në suret (Isra dhe el Nexhm) në Kuranin Famëlartë.

Në këtë Tribubnë, pos shumë besimtarëve, ishte prezent edhe anëtari i kryesisë së Bashkësisë islame të Kosovës nga Gjilani, Ilmi ef. Krasniqi. Tribuna u Përfundua me këndimin e ilative nga Egzon Ibrahimi./islam osmani/rajonipress/