United Hospital

Tribunali si SITF-i

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ekipi që po merret me përgatitjen e gjykatës që do t’i trajtojë hetimet që janë bërë për raportin e Dick Martyt, po zhvillon gjatë kësaj jave edhe disa takime në kryeqytet evropiane. Kanë mbetur të qartësohen edhe disa detaje të funksionimit të gjykatës speciale, por tashmë ekziston pajtimi për çështjet madhore.

Gjykata Speciale do të jetë mekanizëm ndërkombëtar i ngjashëm me prokurorinë që ka hetuar dyshimet e Dick Martyt, e që është Task-Forca Speciale për Hetime.

Kjo Task-Forcë ka qenë “pro forma” nën ombrellën e EULEX-it por ka pasur selinë në Bruksel.

FIDANISHTJA

Ngjashëm do të veprohet edhe me Gjykatën Speciale.

“Gjykata Speciale është vazhdim i punës së Task-Forcës, dmth. një prokurorie që ka ekzistuar po i krijohet gjykata” , i ka thënë gazetës një burim i afërt me ekipin që po e përgatit krijimin e gjykatës.

Menjëherë pas këtyre diskutimeve në kryeqytetet evropiane, autoritetet evropiane do të kërkojnë nga institucionet e Kosovës që ta votojnë krijimin e gjykatës në një votim që do të shkonte në pako me vazhdimin e mandatit të EULEX-it…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.