UBT

Tribunali për Serbinë, i parealizueshëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Iniciativa e zëvendëskryeministres, Edita Tahiri për themelimin e një Tribunali, i cili do të gjykonte rastet e dhunimeve seksuale që kanë ndodhë nga forcat serbe në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, konsiderohet si fushatë elektorale që nuk mund të realizohet në praktikë.

Partitë opozitare konsiderojnë se themelimi i këtij tribunali nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së është i pamundur sepse do të duhej që edhe Rusia të përkrahte këtë gjë e cila sipas tyre, nuk mund të pritet. Për më tepër opozitarët këtë ide të zëvendëskryeministres Tahiri e konsiderojnë edhe si fushatë politike.

Uji Dea

Ndërkohë që vet Tahiri ka thënë se tashmë ka nisur për organizimin e një peticioni, përmes së cilit do të kërkohej nga Këshilli i Sigurimit që të themelonte një tribunal të tillë me seli në Hagë./zeri/