UBT

“Tribunali” me dy “Dhoma”, njëra në Kosovë tjetra në Holandë!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tribunali për krimet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do t’i ketë dy Dhoma: njëra dhomë do të jetë në Kosovë, derisa Dhoma tjetër do ta ketë selinë në Holandë.

Kjo çështje është e përfunduar, vetëm pritet që të finalizohen edhe disa detaje, kanë bërë të ditur burime ndërkombëtare të Gazetës Blic.

“Disa vende të Bashkimit Evropian, shtatë ose tetë prej tyre, kanë refuzuar që në shtetin e tyre të krijojnë një dhomë të veçantë të Tribunalit për krime të luftës në Kosovë. Mirëpo, Holanda është ajo e cila ka pranuar që në shtetin e saj ta themelojë këtë dhomë të posaçme të Tribunalit. Ju e dini se vërejtja më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare ka qenë çështja e dëshmitarëve të mbrojtur. Për këtë arsye në këtë dhomë do të dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtur”, ka thënë ky burim.

Uji Dea

Ndërkohë, një burim i afërt me Qeverinë e Kosovës ka thënë se ky Tribunal do të merret vetëm me pretendimet e ngritura nga senatori zviceran, Dick Marty.

“Pretendohet se ka dëshmitarë që gjenden në rajon dhe kanë frikë të dëshmojnë në Kosovë”, tha ky burim, sipas të cilit këmbëngulësia e zyrtarëve qeveritarë ka bërë që të arrihet një kompromis për Tribunalin me dy Dhoma.

Versioni i draftit për themelimin e Tribunalit, i cili është publikuar në media nuk qëndron, ngase shumë gjëra janë të definuara krejt ndryshe. Sipas këtij burimi, ky Tribunal do të përbëhet vetëm nga gjyqtarë ndërkombëtarë, mirëpo do të funksionojë me ligje të Republikës së Kosovës. /Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.