RCCOLA

Tribunali, edhe për fajin tonë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Tribunali i Hagës, që do të mbyllet në fund të vitit, u përqendrua në ndjekjen penale dhe gjykimin e udhëheqësve më të lartë, në një kohë që “një numër çështjesh gjyqësore të cilat përfshijnë të akuzuar të rangut të mesëm dhe të ulët ua kalon për gjykim gjykatave shtetërore në ish-Jugosllavi”.

Por, nuk është ky rasti me Kosovën.

Eco Higjiena

Është në proces negocimi krijimi i një gjykate ndërkombëtare, që në fazë të parë është kërkuar të jetë Tribunal që do të merret vetëm me krimet që pretendohet të jenë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), guerile kjo që i është kundërpërgjigjur me armë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ish-presidentit serb që vdiq derisa gjykohej në Hagë, shkruan Koha Ditore.