Eko Higjiena

Tribunali e bën Kosovën anëtare të Këshillit të Europës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjykata Speciale do të ketë dy shkallë, por shkalla përfundimtare do të jetë pikërisht Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Krijimi i Gjykatës Speciale që do t’i trajtonte aktakuzat e mundshme nga hetimet për raporton e Dick Martyt, do t’i sjellë Kosovës një përfitim anësor, por të rëndësishëm – shkruan gazeta Tribuna.

Uji Dea

Shtetit do t’i hapet rruga për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Deri te ky anëtarësim do të çojë nevoja që ka dalë gjatë hartimit të planeve për të ndërtuar Gjykatën Speciale. Ajo do të ketë dy shkallë, por shkalla përfundimtare do të jetë pikërisht Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Meqë subjekt i kësaj të fundit mund të jenë vetëm qytetarët e shteteve anëtare të Këshillit të Europës, shtetet mbështetëse të pavarësisë po i shqyrtojnë të gjitha mundësitë që deri në vitin e ardhshëm, kur do të fillojë së funksionuari Gjykata, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Europës.