Eko Higjiena

Tribunali do të prezantohet si gjykatë speciale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjykatë Speciale. Ky do të jetë emri që do të mbajë mekanizmi që do t’i gjykojë ish-pjesëtarët e UÇK-së që do të mund të akuzohen si rezultat i një hetimi trevjeçar për dyshimet e ngritura në raportin e eurodeputetit Dick Marty.

Shtetet kontribuuese të EULEX-it gjatë gjithë kësaj jave po diskutojnë për modalitetet që do të ketë mekanizmi gjykues, e që sipas të gjitha gjasave, nuk do të quhet Tribunal.

ARKATANA

Heqja e këtij emri është arritur si rezultat i mbështetjes së disa shteteve të fuqishme që druajnë se krijimi i Tribunalit në formën çfarë është paraqitur me anë të një draft-statuti të hartuar nga ekspertët evropianë, do ta dëmtonte rëndë imazhin e Kosovës. Gjykata Speciale ka vazhduar të jetë temë e debatit gjatë kësaj jave, ndërkaq që ditët në vazhdim pritet të vendoset nëse emrit do t`i shtohet edhe adresa e EULEX-it.

Megjithatë, sipas një zyrtari evropian të akredituar në Kosovë, gjasat më të mëdha janë që Gjykata Speciale të mos ketë kurrfarë shtese tjetër. Një zgjidhje e tillë, sipas të njëjtit zyrtar, është kreative dhe do t’u mundësonte të gjitha palëve të interesuara që ta bëjnë interpretimin që u përshtatet, qoftë si Gjykatë Speciale e Kosovës, e BE-së, apo e EULEX-it. /Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.