Tribunali do të ishte padrejtësi ndaj kosovarëve, thotë Krasniqi

Themelimi i mundshëm i një tribunali, i cili do të gjykonte krimet e supozuara të kryera nga UÇK-ja gjatë luftës, do të ishte një padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, pasi kjo e fundit ishte vetë viktimë.
Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, në emisionin “Rubikon” të KTV-së. Kryetari i Kuvendit, Krasniqi, ka përsëritur se nuk njeh si organizëm luftarak FARK-un, për çka LDK do që të njihet statusi i luftëtarëve të tij.
Krasniqi, i cili përsërit se vazhdon ta mbajë postin e kryetarit të Kuvendit për të vetmen arsye të mos shkaktojë krizë institucionale, pretendon se nisma e tij e re, pas zgjedhjeve do të dalë në mesin e tri partive të para në vend.
Sa i përket kërkesës së AAK-së për shkarkimin e qeverisë, Krasniqi ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte lidhja e një marrëveshjeje mes partive për datën e zgjedhjeve.
Ai ka folur edhe për vendet e rezervuara për minoritetet dhe dukurinë e shkuarjes së të rinjve kosovarë për të luftuar në Siri.