“Tribunal” evropian për Kosovën

Ish udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përballen gjatë këtij viti me një Gjykatë Ndërkombëtare ku do të mbrohen nga akuzat se kanë kryer krime lufte. Kësaj radhe, nuk është Tribunali i Hagës, por një Gjykatë Evropiane që do të krijohet ekskluzivisht vetëm për krimet e pretenduara se janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së, krime të cilat janë përshkruar në raportin e senatorit zviceran Dick Marty.
Kësisoj, lufta e UÇK-së, është e vetmja luftë në ish Jugosllavi që do të trajtohet edhe nga një mekanizëm tjetër ndërkombëtarë pos Tribunalit të Hagës. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur me luftën e Armatës Jugosllave, shkaktare të të gjitha luftërave në Ish Jugosllavi, por as më luftën e kroatëve, sllovenëve apo myslimanëve të Bosnjës.
Burime të gazetës Tribuna, kanë bërë të ditur se janë kryer konsultimet për krijimin e Gjykatës Evropiane që do të trajtojë aktakuzën eventuale që do të dal nga hetimet e Task Forcës që ka hetuar aferën me publicitet ndërkombëtarë të trafikimti të organeve. Sipas të njëjtave burime, një draft i statutit të kësaj gjykate tashmë është hartuar dhe është konsultuar nga zyrtarët e lartë evropian…(Tribuna).