Fundamenti

Tri zonat e lira ekonomike që nuk janë

/ 1 minutë lexim
HW

Tri qytetet e Kosovës e kanë humbur epitetin e zonës së lirë ekonomike, të cilin e patën vetëm në letër. Prizreni, Mitrovica e Gjakova ishin shpallur zona të lira ekonomike me vendim të Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqej nga kryeministri Hashim Thaçi e zv.kryeministri Behgjet Pacolli, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimet ishin marrë në mars të vitit 2014, në kohën kur të gjitha partitë bënin fushatë për zgjedhjen e qershorit.

Qeveria synonte të nxiste investimet nëpër këto qytete, në të cilat do të aplikoheshin kushte e tjera fiskale krahasuar me qytetet e tjera nëpër Kosovë. Deri më tani nuk është marrë asnjë hap për jetësimin e këtyre zonave të lira ekonomike.

ARKATANA

Për më tepër, Qeveria aktuale nuk e ka në program që t’i vërë në funksion këto vendime të Qeverisë së kaluar, që është udhëhequr nga Thaçi, që tashmë është zv.kryeministër.

Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, thotë se Qeveria e ka bërë gjithë Kosovën zonë të lirë ekonomike.

http://koha.net/?id=27&l=90042

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.