Uji Dea

Tri vitet e Florim Zukës në SC Gjilan

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Skuadra e Gjilanit padyshim është njëra ndër skuadrat më të forta në futbollin e Kosovës, me gjithë baticat e zbaticat e saja ndër vite. Rehatin e “bardhekuqëve” të Gjilanit, e solli në vitin 2017, Florim Zuka, drejtues i kompanisë “Tali”, i cili për tri vite ka bërë që ti rikthehet identiteti skuadrës së Gjilanit.

Shumë skeptikë të futbollit kishin paralajmëruar se Florim Zuka jo që do të nuk do të bënte revolucion por do ta shkatërronte Gjilanin duke e dërguar drejt shuarjes dhe shumë individ të asaj kohe e kishin penguar në mënyra të ndryshme Florim Zukën që të mos e drejtoj Gjilanin.

Tifozët “Skifterat” ishin ata të cilët për disa ditë nuk u larguan nga stadiumi në ato temperatura të ftohta të Janarit 2017, duke kërkuar që skuadrën ta udhëheq njeriu i cili kishte vizion për të ardhmen e klubit e ky ishte Florim Zuka, ata sakrifikuan për të mirën e klubit pasiqë para tri vite SC Gjilani ishte në gjendje shumë të keqe.

Biznesmeni dhe njeriu i parë i SC Gjilanit, Florim Zuka, për “RajoniPress” kujton ato momente tejet të vështira para tri vite.
“Ishte një kërkesë e tifozëve “Skifterave” dhe shumë qytetarëve dhe dashamirëve të futbollit që të marrë skuadrën e Gjilanit nën menaxhim, me gjithë problemet e disa njerëzve skeptik që krijonin probleme më në fund dashuria ndaj klubit për rezultate më të mira bëri që të jem pjesë e Gjilanit, edhe pse ka qenë mjaft vështirë por tërë ato sakrifica te tifozëve e futbolldashësve bëri që të ngadhënjejmë ndaj të keqes”.

Fundamenti

Presidenti Florim Zuka, i cili njihet si biznesmen mjaft i suksesshëm me kompaninë e tij “Tali”, ai po i tregon edhe në sport cilësitë e tija të menaxherit.
“Për këto tri vite kemi bërë ndryshime drastike në klub për të mirë skuadrës, tani ne ja kemi rikthyer skuadrës identitetin e saj, në kryesi kemi njerëz shembullor dhe çdo person i ka detyrat e caktuara, gjithashtu kemi bërë “revolucion” duke ofruar futbollist cilësor e trajner nga shteti amë Shqipëria, duke e bërë skuadrën një skuadër mbarëkombëtare dhe për këtë jam shumë i kënaqur”, ka bërë të ditur Zuka.

Modestia e sinqeriteti ndaj punëtorëve në kompaninë “Tali” dhe futbollistëve, ka bërë që presidenti Zuka të jetë njeri i respektuar jo vetëm në qytetin e Gjilanit por edhe më gjerë.
“Për këto tri vite kam shpenzuar mbi 3,5 milion euro në SC Gjilan, gjerë më tani nuk më ka ndihmuar askush as edhe një cent të vetëm, po i mbajë gjallë këto familje të futbollistëve në këto kohë të vështira por poashtu mbajë gjallë edhe shumë familje të punëtorëve në kompaninë “Tali”, dhe për këtë jam shumë i kënaqur dhe i nderuar që kam mundësi popullit tim ti dal në ndihmë dhe gjerë në frymën e fundit timen do të jem me popullin, punëtorët e futbollistët, për këtë e jap fjalën se betimi im është i pathyeshëm vetëm zoti është më i madh se fjala ime”.

Skuadra e Gjilanit në këtë kampionat është duke luftuar për titull të kampionit dhe Kupën e Kosovës./rajonipress/