UBT

“Tri vite kundër secilit aleat” – Memli Krasniqi shkruan për qeverisjen e Kurtit, përmend edhe shtatoren “qesharake”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë që kjo periudhë ka qenë e mbushur me keqqeverisje, paaftësi dhe afera korruptive.

Sipas Krasniqit, tri vjet i mjaftuan kryeministrit Albin Kurti në pushtet që premtimet t’i kthejë në “mashtrim dhe shpresat në zhgënjim”.

“Tri vite të mbushura me keqqeverisje, paaftësi dhe afera korruptive, përmes së cilave është përkeqësuar jeta e qytetarëve tanë. Tri vite përplot me veprime të papërgjegjshme, përmes së cilave është rrezikuar vazhdimisht e ardhmja euroatlantike e shtetit tonë”.

Krasniqi tha se Kurti e vendosi Kosovën kundër aleatëve të saj.

Uji Dea

“Tri vite kundër secilit aleat të Kosovës, posaçërisht SHBA-së, tashmë edhe si politikë zyrtare qeveritare. Krejt çka kjo Qeveri i ka sjellë Kosovës për këtë periudhë është: stagnim në ekonomi, kolaps në shëndetësi, degradim në arsim, hajni me energji dhe rezerva shtetërore, dështim në infrastrukturë, skandale në politikë të jashtme, izolim ndërkombëtar dhe sanksione për Kosovën”.

Ai e ka përmendur edhe një shtatore të Kurtit që sot u vendos në Peran të Podujevës.

“Për ta, e rëndësishme është që kulti i liderit të jetojë, qoftë edhe përmes një statuje qesharake prej bronzi – mbi varfërinë e qytetarëve dhe të ardhmen e cenuar të shtetit tonë. Përbuzja – është e vetmja trashëgimi politike të cilën ky pushtet po e lë mbrapa, tashmë, në kilometrat e fundit të tij!”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.