UBT

Tri vite burg për Kujtim Hazirin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me tri vite burgim Kujtim Hazirin për shkak se më 15 dhjetor 2011 në Stanishor së bashku me Nexhat Abdullahun i kanë zënë pritën Adem Shabanit nga Remniki i Vitisë të cilin e godasin në trup dhe i marrin portofolin, unazën e zinxhirët në vlerë të 2000 eurove.

Kryetari i trupit gjykues Afrim Shala pasi ka dëgjuar të gjitha seancat në rastin e Kujtim Hazirit e ka dënuar këtë të fundit me tri vite burg efektiv.

RCCOLA

Sipas aktakuzës Kujtim Haziri së bashku me Nexhat Abdullahun më 15 dhjetor 2011 duke përdorur forcën dhe me qëllim që vetit t`i sjellin përfitime të kundërligjshme së bashku me Diellzën dhe Marigonën të cilat e kanë qitur në pritë Adem Shabanin , këtij të fundit i shkaktojnë dëmtime trupore dhe i vjedhin të gjitha gjësendet që ka pasur me vete si portofolin, unazat , zinxhirët në vlerë të 2000 eurove./rajonipress/