UBT

Tri vite burg për Kenan Shabanin – e kërcënuan taksistin gjilanas ditën e Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelorë në Gjilan ka dënuar dhe shpallur fajtor Kenan Shabanin (1986) nga Smira e Vitisë me tri vite burgim sepse më 17 shkurt 2013 ka grabitur taksistin gjilanas Arben Ajetin duke e goditur në bashkëveprim me Herolind Shabanin ku edhe i marrin portofolin me të holla dhe telefonin celular.

Gjykata Themelore në Gjilan ka shqiptuar dënimin të martën ndaj Kenan Shabanit nga Smira e Vitisë i akuzuar për veprën penale të grabitjes. Kryetari i trupit gjykues Ilmi Dalipi duke shpallur aktgjykimin dhe dënuar me 3 vite burgim Kenan Shabanin tha se i akuzuari është fajtor sepse 17 shkurt 2013 në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Viti në bashkëveprim me të pandehurin Herolind Shabanin e kanë kryer veprën penale të grabitjes në dëm të dëmtuarit Arben Ajeti taksist nga Gjilani raporton rajonipress.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Arben Kadriu, Kenan Shabani dhe Herolind Shabani e kanë kërcënuar të dëmtuarin duke e goditur dhe duke i marrë portofolin me 65 euro dhe telefonin celular.

FITORJA

Kurse i pandehuri Herolind Shabani edhe pse është kërkuar disa herë nga organet e policisë ai nuk ka mundur të sillet në gjykatore me arsyetimin se ndodhet në arrati dhe prokuroria i ka pushuar hetimet ndaj tij derisa i njëjti të sillet para organeve kompetente thuhet në aktakuzë.

Në këtë gjykim kanë dëshmuar edhe dëshmitarët të cilët e kanë përshkruar gjendjen faktike ashtu siç e ka dhënë taksisti Arben Ajeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.