RCCOLA

Tri ushqimet që shpejt përmirësojnë pasqyrën tuaj të gjakut

/ 2 minuta lexim

Nëse mjeku ju thotë se nuk keni formë serioze të anemisë dhe shërohet me ilaçe, anemia juaj mund të shkaktohet si pasojë e ushqimit të gabuar. Ndoshta keni mungesë të hekurit, vitaminave B12 ose acidit folik. Pasuroni ushqimin tuaj me përbërësit që janë ilaçi natyral për aneminë.

SUSAMI

Farat e zeza të susamit janë burim për hekur dhe ja si duhet t’i përdorni në luftën kundër anemisë: Hidhni një lugë me susam në ujë dhe e lini të qëndrojë për dy orë. Susamin e merrni dhe e shtypni për të formuar një pastë. Shtoni një lugë mjaltë dhe përzieni. Nga një lugë të pastës ta konsumoni çdo ditë.

SPINAQI

Fidanishtja

Vetëm gjysmë gote spinaq në ditë është ajo që ju duhet për ta forcuar gjakun: • Spinaqin t’ia shtoni sallatës. Nëse ia shtoni edhe pak sasi selino, brokol dhe lakër jeshile, do të fitoni një shujtë të shëndetshme. • Zieni gjysmë gote spinaq në një gotë me ujë, për të përgatitur supë. Shtoni erëzat e preferuara, përdoreni dy herë në ditë. • Në një gotë me lëngun e gjetheve të spinaqit shtoni dy lugë mjaltë. këtë lëng ta pini për çdo ditë, për 40 ditë rresht.

DOMATJA

Nuk mjaftoni të keni vetëm sasi të mjaftueshme të hekurit, nevojitet që trupi ta absorbojë atë. Domatja është zgjedhja e duhur: •Hani domate të freskëta për çdo ditë. Përziejeni me sallatë, sandviç ose ta konsumoni të vetme. •Pini një gotë lëng domatesh, së paku një herë në ditë. •Shtoni domate në të gjitha gjellët që i përgatisni.