Mobi Casa

Tri truket që do ta lehtësojnë alergjinë nga poleni

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mjeku konstaton – bëjeni këtë dhe më në fund do të mund të merrni frymë normalisht! Alergjia ndaj polenit po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, ndërsa dr. Karan Rajan, i cili shpesh boton këshilla të dobishme dhe i demanton idetë e gabuara në TikTok, tani ka publikuar një video të shkurtër në të cilën ai ka zbuluar tri truke që mund ta lehtësojnë këtë alergji.

Këshilla e tij e parë është të vendosni vazelinë ose vaj kokosi rreth vrimave të hundës, transmeton Telegrafi.

“Kjo do të parandalojë që poleni të depërtojë në rrugët e frymëmarrjes”, thotë ai.

Përveç kësaj, dr. Rajan këshillon që nëse keni qenë jashtë, hiqni rrobat kur të ktheheni, pastaj bëni një dush dhe lani flokët.

Mobi Casa

“Shumë polen qëndron në flokë, në lëkurë dhe në rroba, ju duhet ta hiqni qafe atë”.

Këshilla e tretë që, siç thotë ai vetë, shumica nuk do ta pëlqejnë të shmangin alkoolin.

“Alkooli mund të rrisë nivelin e histaminës në trupin tuaj, i cili është një kimikat që rrit inflamacionin dhe simptomat e alergjisë”, shpjegon ai.

/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.