FIDANISHTJA

Tri shqiptare, kandidate për Mis Zvicra 2013

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndërsa 6 nga gjithsej 18 kandidatet e bëra të njohura janë nga vendet e Ballkanit si Kosova, Kroacia dhe Serbia.

Pas një pauze që pati vitin e kaluar evenimenti “Mis Zvicra” pritet që këtë vit të organizohet sërish. Dhe, që tash duket se ky organizim do të ketë një frymë Ballkani. 6 nga gjithsej 18 kandidatet e bëra të njohura janë nga vendet e Ballkanit si Kosova, Kroacia dhe Serbia. Prej tyre, gjysma ose 3 janë shqiptare nga Kosova.

Dorina Podrimja, Anita Mustafa dhe Heidi Lushtaku janë tri shqiptaret që do të konkurrojnë për kurorën e mis Zvicrës. Dy të parat janë të lindura e të rritura në Zvicër ndërsa e trea ka ardhur në Zvicër në klasën e parë të fillores.

ARKATANA

“Emrat nuk tingëllojnë shumë zviceranë, kjo tregon ndryshimet në kohë dhe është një dukuri që ne sot e kemi realitet në vendin tone”, ka thënë Karina Berger, që është në krye të organizimit të spektaklit. Por, ka shtuar ajo, juria që përbëhet nga 6 persona nga bota e modës dhe shoubiznesit nuk shikon as ngjyrën e lëkurës dhe as emrat e kandidateve. Kriteret tona janë: shtetësia zvicerane, mosha 17-25 vjeçare, e pamartuar, pa fëmijë dhe gjatësia së paku 1.68. dhe këto kritere i plotësojnë të gjitha”.

Më 28 prill do të ketë edhe një seleksionim me ç`rast garën do ta vazhdojnë 12 nga 18 vajzat që sot janë në listën e konkurrueseve.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.