GRANDEMALL

Tri rreziqet për Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Terrorizmi, situata e ndjeshme në veri, si dhe revoltat sociale janë tri rreziqet e mundshme që i kanosen Kosovës në aspektin e sigurisë. Këto rreziqe i kanë identifikuar drejtues të institucioneve të rendit, ndërsa i konfirmojnë edhe raportet e organizatave joqeveritare që merren me çështjet e sigurisë.

Arrestimi i më shumë se 40 kosovarëve javën e kaluar nga policia me dyshimin se janë të përfshirë në aktivitete terroriste dhe nxitje të urrejtjes fetare, krimet e shumta ordinere dhe aksidentet e shpeshta tragjike në komunikacion, kanë shtuar frikën në opinion nëse shteti i ri po shkon duke u bërë vend i pasigurt për të jetuar, shkruan Koha Ditore.

Aq më tepër, kur siç vlerësojnë ekspertë të fushës së sigurisë, Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe teknike që të përballet dhe të trajtojë sfidat e rreziqet e sigurisë që e kanosin.

UBT

Armend Muja, njohës i çështjeve të sigurisë, konsideron se Kosova për t’u përballur me rreziqe të tilla i duhet të ndërmarrë një sërë hapash në të cilët ka ngecje.

Ai vlerëson se ballafaqimi me këto sfida mund të bëhet pasi që të shënohet përparim në disa sfera që lidhen me rritjen e mirëqenies shoqërore, ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm demokratik, inkuadrimin në organizatat euroatlantike të sigurisë, ndërtimin e një aparati respektiv të sigurisë, si dhe rregullimin e shkollimit fetar në harmoni me dispozitat demokratike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.