Fundamenti

Tri rregullore komunale janë ofruar sot në dëgjim publik nga Komuna e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Tri rregullore komunale: rregullorja për taksa komunale, rregullorja për bursa dhe rregullorja për menaxhimin e pasurisë jo financiare të Komunës, i janë nënshtruar sot një dëgjimi publik, ku qytetarët e Gjilanit i kanë paraqitur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, përpara se këto akte të procedohen për miratim në Kuvend.

Fillimisht, në emër të komisionit prej 5 anëtarësh, draft-rregulloret i ka paraqitur Bardhyl Syla, drejtor i Administratës, i cili ka thënë se te rregullorja e parë, janë dy plotësime dhe njëri ka të bëjë lejen e varrimit, ndërsa tjetri me lëshimin e ekstraktit të parë të lindjes së fëmijës, shërbime këto që jepen pa pagesë nga administrata.

Sa i përket draft- rregullores për taksa komunale, ndryshime ka edhe te Shërbimet Publike, te Kultura, Rinia dhe Sporti dhe ka të bëjë me shfrytëzimin e librit nga biblioteka, përkatësisht me vonesën, dëmtimin ose moskthimin e librit, ku parashihet një gjobë si dhe te sektorë të tjerë.

Rregullorja e dytë ka të bëjë me bursat dhe siç tha Syla, një rregullore e tillë që i precizon gjerat ka munguar deri tani. Sipas këtij akti, që ka të bëjë me bursat për studime themelore, është se parasheh shpalljen e listës preliminare të fituesve si dhe pas ankesave, të listës përfundimtare.

Ndërkaq, drafti tjetër rregullon çështjen e nxjerrjes nga përdorimi të inventarit, përkatësisht grumbullimin, deponimin dhe pastaj dhurimin, shitjen ose asgjësimin e tij, sipas vlerësimit të një komisioni.

ARKATANA

Shkaku i mungesës së një rregulloreje të tillë, deri tani kemi pasur probleme me inventarin e vjetër, ka thënë Syla.

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, tha se rregullorja për bursa, është një prej akteve më të rëndësishme që ka nxjerrë Kuvendi Komunal i Gjilanit, meqë e rregullon këtë segment pa pasur nevojë për kritere e komisione për çdo vit dhe është shprehur e bindur se edhe vendimmarrësit komunalë do ta mbështesin atë.

Ndërsa sa i përket gjobës për vonesat, dëmtimin ose moskthimin e librit, ajo ka thënë se në pamje të parë mund të duket absurd, por kjo është e domosdoshme për të ndërgjegjësuar lexuesin, i cili nuk e kthen librin dhe kësisoj varfërohet fondi i bibliotekës.

Në dëgjim publik, ku pjesëmarrja ka qenë e vogël, kanë kontribuar me sugjerime, vërejtje e propozime Habib Mahmuti, Avdyl Aliu, Fitim Guda, Islam Hyseni dhe të tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.