Tri receta me mandarinë për dobësim, përtëritje dhe largim të stresit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Jemi mësuar që mandarinën ta përdorim si ushqim, si një pemë e cila na freskon. Por, ajo ka edhe veti të tjera të shkëlqyeshme, të cilat mund t’i përdorni nëse nga ajo bëni maskë kozmetike, banjë, apo çaj.

Ajo që është e përbashkët për të gjitha mënyrat e përdorimit, është aroma e mirënjohur, e këndshme.
Aroma e cila asocioj në ngrohtësinë e shtëpisë.

1. Maska për kujdes ndaj fytyrës

Në shtëpi mund ta përgatitni këtë maskë për kujdes ndaj fytyrës dhe për zbardhjen e lëkurës. Me anë të kësaj maske, po ashtu mund ta largoni edhe sasinë e tepërt të yndyrës në lëkurë, si dhe bakteret e dëmshme, derisa vetë lëkura do të mbetet e butë dhe e freskët.

Përbërësit:

3-4 mandarina pa fara
1 lugë çaji jogurt
1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Merrni 3 – 4 mandarina dhe hiquani atyre farat. Vendosni në bluarës dhe përzieni derisa të lëshojnë lëng. Atëherë aty shtojeni një lugë të çajit jogurt dhe një lugë gjelle mjaltë. Përzieni të gjitha së bashku. Masën e përgatitur qiteni në fytyrë dhe qafë. Lëreni që të veprojë 10 deri 20 minuta. Shpëlajeni më pas me ujë të ftohtë. Këtë maskë mund ta vendosni dy herë në javë, nëse keni lëkurë të yndyrshme, si dhe një herë në javë nëse keni lëkurë normale.

2. Banja për relaksim dhe përtëritje

Banja nga lëvorja e mandarinës i ndihmon trupit që ta kthejë energjinë dhe, në të njëjtën kohë, ua kthen energjinë dhe ju relakson nga stresi i përditshëm. Tërshëra e qetëson dhe e zbutë lëkurën, e soda e bukës e ekuilibron pH-në duke nxjerrë helmet nga organizmi. Lëvorja e mandarinës është e njohur edhe për faktin se i zvogëlon rrudhat, vragat dhe aknet.

Përbërësit:

Uji Dea

½ të filxhanit lëvore të tharë të mandarinës
1 filxhan flluska të tërshërës
¼ e filxhanit sodë e bukës

Përgatitja:

Përbërësit i grini mirë në bluarës, derisa ta fitoni një masë të bukur, si pluhur. Më pas e qitni në një kavanoz të pastër, apo në një enë me kapak. Mund të shtoni disa pika vaj eterik të portokallit, apo limonit. Në vaskën me ujë të ngrohtë qitni ½ të filxhanit me këtë pluhur, të përgatitur në këtë mënyrë. Kur të zhyteni në këtë banjë, do t’ju largohet tërë stresi i grumbulluar.

3. Çaji nga mandarina, për një linjë më të bukur

Mandarina dhe çaji i zi bëjnë pjesë në mesin e oksiduesve të fortë dhe janë idealë për linjën e trupit. Kanella e Cejlonit zbutë problemet me tretje dhe po ashtu ndihmon te dobësimi.

Përbërësit për 4 persona:

2 filxhanë ujë
1 ½ filxhani lëng të mandarinës
2 lugë të çajit sheqer të vrugët, apo mjaltë
¼ të lugës së çajit kanellë të Cejlonit
disa karafila
2 qese të çajit të zi

Përgatitja

Nxeheni ujin derisa të vlojë. Largojeni nga zjarri dhe shtojeni lëngun e mandarinës, sheqerin, kanellën dhe karafilat. Qiteni sërish të vlojë, përziejeni derisa të shkrihet sheqeri. Më pas hiqeni nga shporeti dhe shtoni qeset e çajit. Lëreni që të qëndrojë 3 deri 4 minuta, e më pas servojeni menjëherë.

(Kosova Sot)