Eko Higjiena

Tri problemet të cilat bananet i zgjidhin më mirë se ilaçet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pos vlerave të veta ushqyese, studimet tregojnë se kjo pemë ndikon në largimin e shumë problemeve, për zgjidhjen e të cilave zakonisht kapemi për ilaçe.

Fryrja dhe kapsllëku

Bananet përmbajnë pektinë, e cila përshpejton tretjen dhe nxit largimin e helmeve nga trupi dhe organizmi. Pos kësaj, ato ndikojnë si probiotik dhe stimulojnë punën e zorrëve. Të gjithë këta faktorë stimulojnë tretjen dhe pakësojnë fryrjet në stomak, e në rast të kapsllëkut, fibrat nga bananet ndikojnë si laksativ natyral, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Stresi

ARKATANA

E quajnë sëmundje të kohës moderne, sepse ka ndikim të hatashëm në shëndetin në përgjithësi. Një nga problemet që stresi shkakton është diarreja, kjo për shkak të rënies së kaliumit në organizëm. Ekuilibri mund të vendoset duke konsumuar banane, që përmbajnë sasi të lartë të kaliumit, që normalizon punën e zemrës, dërgon oksigjenin në tru dhe rregullon sasinë e ujit në organizëm.

Shtypja e gjakut

Dihet se sasia e lartë e natriumit dhe kripës dhe sasia e pakët e kaliumit në organizëm ndikon në ngritjen e shtypjes së gjakut. Pikërisht për këtë arsye, nevojitet t’i konsumoni bananet, sepse janë të pasura me këtë mineral të rëndësishëm. Po ashtu, bananet ju mbrojnë edhe nga depresioni dhe ndihmojnë gjatë periudhës paramenstruale.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.