United Hospital

Tri prioritetet e ambasadorit Delawie

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori amerikan në Kosovë, Gregory Delawie, ka thënë se derisa ai të jetë në Kosovë ka tri prioritete, të cilat do të punojë me përkushtim për t’i përmbushur. Ai ka marrë pjesë në një panair të bujqësisë, në fshatin Sllatinë të Zveçanit, të organizuar nga USAID-i, si dhe ka vizituar bibliotekën “Vuk Stefanoviq Karaxhiq” në veri të Mitrovicës, konkretisht këndin amerikan të librit në këtë bibliotekë.

“I kam tri prioritete gjatë qëndrimit dhe prezencës time në Kosovë: i pari është zhvillimi ekonomik. Gjithsesi, dy prioritetet tjera janë sundimi i ligjit dhe gjendja stabile rajonale, që do t’u ndihmojnë edhe juve për të punuar. Ka këtu një potencial të madh në bujqësi dhe Qeveria e SHBA-së, nëpërmes të programit të USAID-it, është shumë e kënaqur që po mund t’u ndihmojë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë”, tha ambasadori të premten.

Eco Higjiena

Ndërkaq, bujqit e veriut të Kosovës thanë se nuk kanë asnjë problem me prodhimin dhe plasmanin e prodhimeve në treg, por kanë nevojë që t’u ndihmohet. Njëri prej tyre, Goran Vuçkoviq, kultivues i kërpudhave, nga Leposaviqi, tha se prodhimet i shesin në veri të Kosovës dhe në Prishtinë, ndërkaq Svetozar Bashçareviq, nga Zubin Potoku, pohoi se prodhimet e tij i shet në veri, por shtoi se tani janë hapur mundësi që prodhimet të shiten në gjithë Kosovën.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Gregory Dellawie, ka kthyer edhe në Mitrovicën e Veriut, ku ka vizituar bibliotekën e qytetit “Vuk Stefanoviq Karaxhiq”. Ai qëndroi në këndin amerikan të librit që është pjesë e kësaj biblioteke. Drejtoresha e Bibliotekës, Milena Tepavçeviq, ka thënë se këndi amerikan paraqet një qendër të vogël kulturore, posedon me një numër të madh të librave në gjuhën angleze dhe publikime serike, të cilat i shfrytëzojnë studentët, në veçanti ata që studiojnë gjuhën angleze në Fakultetin Filozofik. “Ambasada amerikane na ndihmon, ky është projekt i tyre. Këto ditë kanë blerë një enterier të ri, si dhe libra të rinj për këndin amerikan, kështu tani kjo duket fantazi. Kemi një bashkëpunim qe gati 10 vjet”, tha drejtoresha Tepavçeviq. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.