KKVITI

Tri poezi nga Izet Abdyli

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Izet Abdyli u lind me 26 shkurt 1961 në Dobroshec (Dritan) të Gllogocit (Drenasit). Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, Gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Gllogoc, ndërsa Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku mori edhe titullin Master i Arkivistikës. Me shkrime filloi të merret që nga bankat e fillores. Ishte i pranishëm në shtypin e kohës si “Bota e Re”, “Zëri Rinisë”, “Rilindje”, “Kosovarja”, “Dielli” etj. Mori disa shpërblime në konkurse letrare. Është prezantuar në shumë antologji poetike të poetëve shqiptare.

ATDHEU

Kur thua atdhe
Përkulu gjer në dhe,
Se nuk mjafton fjala
Po s’ të përpiu vala,
As malit nuk mjafton t’i kapesh
Nëse në maje nuk përflakësh,
Nuk mjafton veç guximi, trimëria…
Kur nga larg bën sehir urtia,
Jo, s’mjafton një grusht dhe në mërgim
Kur gjuha, fjala merr trajtën e pakthim,
Mund të vjetrohet çdo gjë
E njeriu të tretet në dhe,
Veç ti kurrë nuk mplakesh
I shenjti, i shtrenjti ATDHE!

ÇMIMI I LIRISË

UBT

Të durosh katër stinët
T’i mbërthesh në një stinë
Gur stralli të bëhesh
Kur zemra ngrin nga pikëllimi
Bën acar
fryn breshri plumbash që ndalin blerimin
Petalet e luleve kuqëlojnë pikë-pikë
Mollëkuqet e ndalueme të mbesin në fyt
Gjethet e vjeshtës shkundin sërish pikëllimin
Katër stinët sillen në rrethin dantesk
Bie borë e kuqe zemra të mos ngrijë
Mbin bar i kuq, kuqëlon blerimi
Krejt është njësoj
Kur krojet pastrojnë plagët kuq të trimit
E shiu pikon kuq mbi dhembjen njerëzore
Terrin e katër stinëve ta durosh
Shpresa se do vijë agimi të mos fiket
I sh(enjtë)trenjtë është Çmimi i Lirisë
Dobroshevc, Lugu i Madh, 2 Maj 1999,

LEGJENDA

Për t’i dhënë kuptim madhështisë
I vura në lëvizje të gjitha tropet, figurat, metaforat
I bëra të gjitha krahasimet
Që nga mitet antike
Legjenda për trimin me nëntë plagë
Me emrin Gjergj Elez Ali
E krahasova me përmasën fizike të Mujit
Me përmasën e urtisë së plakut Xhemajl Abria
Çuditërisht asnjë pikëpjekje, asnjë dyzim
Çdo figurë çdo krahasim më doli tek
E binda veten se heroi ishte legjendë në vete
Me emrin ADEM
……………………
Shënime për autorin
Izet Abdyli u lind me 26 shkurt 1961 në Dobroshec (Dritan) të Gllogocit (Drenasit). Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, Gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Gllogoc, ndërsa Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku mori edhe titullin Master i Arkivistikës. Me shkrime filloi të merret që nga bankat e fillores. Ishte i pranishëm në shtypin e kohës si “Bota e Re”, “Zëri Rinisë”, “Rilindje”, “Kosovarja”, “Dielli” etj. Mori disa shpërblime në konkurse letrare. Është prezantuar në shumë antologji poetike të poetëve shqiptare.

Ka botuar këta libra:
“Fjalë Zemre” poezi 1995, “
Kur vjeshta shkund pikëllimin” poezi 2005
,,Ne mes jetës dhe vdekjes-Fleteza ditari lufte” publicistike 2008,
,,Zogu i dritës” poezi për fëmijë ,2012,
,,Ata qe panë vdekjen me sy “ (publicistik) 2014,
,,Farfuri dashurie” poezi 2015,
,,Magjia e artit dhe fjalës” vështrime dhe recensione, 2016