HW

Tri poezi nga Demush Mehmeti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

LUTJE MËNGJESI

Të falemi ty o Zot për mëngjesin si ky sot
Mbushur rreze me dëshira det
Bërthamë ngrohtësi jetë

Dhe t’ikurat mëngjese i kujtomë si sot
I pritnim plot shpresë
Na dhuronin dhimbje e lot

Ty i joni Zot që je lutemi për ditën e re
Ta dish ne jemi si ne
Ata mirë i njehë !…

PRRALLISJE KOTËSI

Na rrodhën lotët renditur si toptha numeratore
Në tokë ranë pëlcitën grimca kristale
Ende i numërojmë si i sapo nisurit fillorist

Hidromorava

Kur kokëkrisja na e zbërthen filozofin
Zjarri gjuhe Grenlandën djeg
Akull shpirti Saharën ngrin

Hutohet hamendjet përrallisje kotësi!…

LULE GJAKU

Pranverë o ti shtrat behari stinë e gjallërisë
Virgjëri e larë në rreze dielli
Lajmëtare e së resë
Mbushje me aromë gjelbërimi

Ti o stinë zgjimi me taban hov rrite
Frymë ngritjesh kryengritjesh
Ti lule gjaku e rinis sime!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.