Tri pikët e shpëtimit për Flamurtarin

Gjilan – Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 50. Shënues. Muja ’55, Beqiri ’63 – Bellopoja ’50, ’65, Marniku ’67, Syla ’82. Gjyqtarë: Kelmendi, Aliu, Reqica. Kartoni i verdhë: Syla, Bellopoja (Flamurtari). Gjilani – Flamurtari 2:4 (0:0)
Gjilani: Maliqi, Arifi, Syla, Hyseni (Zeqiri), Kastrati, Beqiri, Bajraliu (Surdulli), Murseli (Shahini), Muja, Mehmeti, Hasani. Trajner: Sallah Sherifi
Flamurtari: Shehu, G. Syla, Kabashi, SH. Krasniqi, Isufi (Qorri), Hasani, R. Syla, Havolli, Bellopoja, Sijarina (Shabani), Marniku (V. Krasniqi). Trajner Agim Hoxha
Futbollistët e Gjilanit kanë pësuar humbje në ndeshjen e fundit para shikuesve të tyre, duke përfunduar kështu një stinor të mundimshëm për Gjilanasit, duke siguruar mbetjen në ligë në javën e kaluar dhe nëse në stinorin e ardhshëm nuk ndërmarrin diçka për të përmirësuar situatën, lehtë mund të ndodh që kjo skuadër të bjer në një ligë më poshtë, apo edhe të shuhet tërësisht.
Mysafirët në anën tjetër të vetëdijshëm se vetëm fitorja do t`i shpëtonte rënies nga Liga e Parë, që nga minuta e parë janë vërsulur në portën e Gjilanit për të shënuar sa më parë. Edhe përkundër një numri të madh të rasteve nga ana e mysafirëve, në 45 minutat e parë nuk arritën të shënojnë gol. Rastet më të mira për shënim i patën në minutën e 35, kur Marniku ka goditur pingulen, ndërsa 5 minuta më vonë edhe Bellopoja ka goditur tranverzalen e Maliqit. Vendasit rastin më të mirë e kishin në minutën e 20, kur Muja nga afërsia ka goditur pingulen.
Pjesa e dytë ka qenë mjaft dinamike dhe me shënime të shumta. Serinë e golave e ka filluar sulmuesi Bellopoja, i cili ka shënuar në minutën e 50, pas harkimit të bukur të Sylës nga e djathta dhe që nuk e kishte të vështirë të shënojë gol nga afërsia.
Vendasit arrin të shënojnë pesë minuta më vonë përmes Premton Muja që me kokë ka shënuar gol, pas harkimit milimetrik të Bajraliut. Në minutën e 63, Gjilani ka shënuar edhe golin e dytë, ndërsa golashënues ishte Zeqiri që në mesin e fushës ka rrëmbyer një top mbrojtësit mysafirë, avancon drejt portës së Shehut dhe me një gjuajtje të saktë dhe precize ka goditur këndin e epërm të djathtë të portierit mysafirë.
Mysafirët brenda tre minutave kanë arritur fillimisht të barazojnë rezultatin e pastaj edhe të shënojnë golin e epërsisë. Sërish ishte shënues Bellopoja, që kalon tërë mbrojtjen vendase duke kaluar edhe portierin Maliqi, ndërsa 2 minuta më vonë, Marniku ka shfrytëzuar një dalje të panevojshme të portierit Maliqi që ka lëshuar 16 metërshin, duke shënuar kështu në portën e zbrazët për rezultatin 2:3.
Në minutën e 82, mbrojtësi Syla ka vulosur fitoren e mysafirëve duke shënuar golin e katërt për mysafirët, pasi fillimisht kalon disa mbrojtës vendas dhe nga 10-11 metra shënon në këndin e poshtëm të djathtë të Maliqit./rajonipress/